Projekti ADRION Future 4.0”, zhvillohet ne Universitetin Mesdhetar takimi i dytë me fokus grupet dhe partnerët

U zhvillua  në ambientet e Universitetit Mesdhetar të Shqipërissë, Takimi i II-të i Fokus Grupit në kuadër të projektit “Adrion Future 4.0” . Në këtë aktivitet, morën pjesë 20 biznese të fushës, profesorë të Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, Universitetit të Durrësit e Vlorë të cilët kanë inxhinerinë Navale dhe Transportin Detar , pjesë të kurrikulave. Takimi u moderua nga Nevila Xhindi, drejtuese e Zyrës së Projekteve në UMSH. Rektori i Universiteti Mesdhetar të Shqipërisë, Akademik, Prof. Dr. Gudar Beqiraj përshëndeti këtë aktvitet duke vlerësuar projektin i cili ka në fokus punësimin e të rinjve nëpërmejet mbështetjes në institucionet rajonale dhe kombëtare të vendeve pjesëmarrëse si Italia, Kroacia, Greqia dhe Shqipëria, për të kuptuar ndikimin e megatrendeve teknologjike në industrite klasike. Në veçanti fusha e studimit të ketij projekti përfshin industrinë e transportit detar dhe ka per qëllim që përmes aplikimit të disa skemave të suksesshme të ndihmojë në hartimin e një modeli të përshtatshëm të industrisë 4.0. Pritshmeritë janë që ky model të kontribuojë për të realizuar Planet Lokale të Veprimit në industrinë e transportit detar (dhe ne sherbimet plotesuese te tij) ne nivel kombëtar dhe rajonal, permes modernizimit të teknologjisë dhe në bashkepunim me kompanitë dhe palët e interesuara. Nisur nga ky këndvështrim projekti pritet të japë një kontribut në zhvillimin e degeve të industrisë ne vend dhe të paraprijë përgatitjsn e të punësuarve të ardhshëm me aftesitë dhe njohuritë e reja të kërkuara nga Industria 4.0. Menaxherja e këtij projekti për qendrën Mesdheu , znj. Sonila Nikolla prezantoi më në detje objektivat dhe partneritetin në këtë projekt. Në vijim të takimit u prezantua Strategjia Rajonale krijuar në kuadër të projektit Future 4.0 , nga znj Manjola Kapedani. Nga përfaqësuesit e Dhomës së Tregëtisë dhe Industrisë, njëkohësisht patnerë në këtë projekt u prezantuan praktikat më të mira nga Kompanitë e biznesit të sektorit të Nautikës në Shqipëri. Në takim theksi u vu gjithashtu në përcaktimin e një plani veprimi për zbatimin në vijim të projektit dhe zgjerimi i takimeve me më shumë përfaqësues të politikbërjes dhe vendimarrjes. Projekti ADRION Future 4.0 është një platformë e vlefshme për të nxitur dialogn me palët kycce të interesit duke krijuar më shumë mundësi për bashkëpunim midis universitetit, industrive inovatore dhe biznesit.

Nis Projekti i zhvillimit të sipërmarrjeve të vogla të grave në zonat ndërkufitare

Qendra "Mesdheu" e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë dhe Qendra për Studime të Krahasuara dhe Ndërkombetare filluan zbatimin e njërit nga komponentët e projektit IPA CBC Maqedoni- Shqipëri " Projekti i zhvillimit të sipërmarrjeve të vogla të grave në zonat ndërkufitare". Projekti drejtohet nga Center for Change Mangement në Shkup.
Qendra Mesdheu dhe stafi i saj profesionist gjatë zbatimit të projektit kanë përgjegjësinë e trainimit të 50 grave e vajzave që duan të fillojnë një biznes dhe 25 gra e vajza të tjeta që tashmë kanë një biznes e duan ta zhvillojnë më tej atë. 
Profesorët e UMSH- ekspert të zhvillimit të start-up dhe re-startup, përzgjatë një viti do ti këshillojnë, ti mentorojnë gratë e vajzat në qytetin e Elbasanit deri në realizimin me sukses të biznes planeve me qëllim regjistrimin e biznesit dhe zhvillimin e planeve të investimit.
Fillon kështu një projekt i rëndësishëm në ndihmë të nismave sipërmarrëse të grave e vajzave në Elbasan për ti fuqizuar ato, ...dhe jo vetëm ekonomikisht, por realizimi i një marrëdhënie të qëndrueshme e Universitetit dhe Biznesit, që ushqehet e rritet si model zhvillimi për brezat e studentëve që studiojnë çdo ditë në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë.