Home > Rreth nesh > Historiku

Historiku

2007- U themelua Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë, nga Akademik Prof. Dr. Anastas Angjeli me mbështetjen e një grupi intelektualësh dhe bashkëpunëtorësh, profesorësh dhe ekpertësh me eksperiencë të gjatë në fushën akademike dhe atë të kërkimit shkencor në Shqipëri dhe në rajon.

2009- Universiteti Mesdhetari i Shqipërisë është licensuar nga Qeveria, si institucion i arsimit dhe i kërkimit shkencor nëdhe po këtë vit filloi aktivitetin në përputhje me Procesin e Bolonjës.

2010- Profili i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë në fushën e Arsimit të Lartë, konsolidohet duke rritur numrin e studentëve, stafit akademik  si dhe duke organizuar konferenca shkencore ndërkombëtare të suksesshme

2011- Universiteti Mesdhetar, në godinën e tij të re iu ofron studentëve të tij, standarded më të larta bashkëkohore. Universiteti Mesdhetar zgjeron bashkëpunimet e tij me Universitete  partnere brenda dhe jashtë vendit si dhe bëhet anëtar i rrjeteve të rëndësishme në rajonin e Mesdheut, Europës dhe Azisë.

2012- Universiteti Mesdhetar I Shqipërisë diplomon brezin e parë të studentëve  në programet Bachelor që ofron si dhe vazhdon traditën e konferncave shkencore ndërkombëtare. Po këtë vit, Universiteti Mesdhetar I Shqipërisë kalon me sukses procesin e akreditimit  në të gjitha programet e tij.

2013- Duke garantuar cilësi në mësimdhënie, Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë, vazhdon të rrisë standarded dhe numrin e studentëve duke zgjeruar gjithashtu edhe gamën e programeve të studimit. Besueshmëria e tij në tregun e arsimit të lartë konsolidohet duke shtuar pedagogë të kualifikuar.

2014- Universiteti Mesdhetar, i përshtatet reformave dhe sfidave të arsimit të Lartë në Shqipëri gjatë kësaj periudhe duke vijuar të përsoset duke I ofruar studentëve të tij cilësinë më të lartë të mësimdhënies në  fakultetet e tij.

2015- Forumet shkencore dhe konferencat ndërkombëtare rriten dhe paralel me to këtë vit akademik ka një kërkesë të shtuar të maturantëve duke përzgjedhur kryesisht Fakultetin e Ekonomisë si më i kërkuari ndër vite në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë.

2016- Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë hap programet e reja të studimit të ciklit të dytë në fushën e teknologjisë së informacionit. Kërkesa për këto programe Master shtohet dhe për rrjedhojë edhe rritja e studentëve në të dy ciklet e studimit që ky Universitet  ofron.

2017- Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë kalon me sukses akreditimin institucional si detyrim ligjor dhe garanci për cilësinë e mësimdhënies që ofron. Numri i studentëve vijon e rritet në përputhje me ristrukturimin dhe përmirësimin së brendshmi të këtij Universiteti. Stafi akademik I përzgjedhur dhe infrastruktura diferencojnë UMSH në tregun e Arsimit të Lartë.

2018- Universiteti Mesdhetar I Shqipërisë vjen me një imazh të ri, numër më të lartë leksionesh të hapura, konferencash shkencore, aktiviteteve të nivelit të lartë. Numri i studentëve në 3 fakultete arrin më shumë se 3000 studentë në të dy ciklet e studimit, duke e kthyer në factor në arsimin e lartë privat si një nga Universitetet më të kërkuara.

2019- Në 10 vjetorin e themelimit të tij, mes personaliteteve më të njohura të fushës, Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë rikonfirmon edhe njëherë objektivat e arritura dhe standarded e tij duke u pozicionuar si një nga shkollat e larta më elitare në vend. Me një qasje që e diferencon nga të tjerët parashtrohen sfidat e dekadës në vijim duke pasur gjithnjë studentët e aftë për tregun e punës në qendër

2020- Viti I Pandemisë globale, nuk pengon përshtatjen me mësimdhënien online të studentëve të Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, ku në një kohë rekord u suportua i gjithë stafi akademik duke ofruar teknikat moderne të mësimdhënies, por edhe ëebinare në mënyrë që mësimi të mos ndalte për asnjë ditë. UMSH në vitin 2020 numëron rreth 3500 studentë në fakultetet e tij.

2021- Programet profesionale dy vjeccare në fushën e teknologjisë së informacionit zgjerojnë gamën e studentëve të Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, duke mundësuar arsimim cilësor për profesionistët e rinj në këto fusha tepër të kërkuara në tregun e punës vendas e të huaj.

2022- Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë, kalon në një etapë të re duke hapur programet e ciklit të tretë të studimeve “Doktoraturë” në “Shkenca Ekonomike”. Ndërkombëtarizimi mbetet fokusi kryesor  dhe grupi i parë I studentëve të UMSH, dërgohet jashtë vendit për një semestër me bursë të financuar nga Bashkimi Europian në sajë të programit Erasmus +. Hapet Fakulteti I Informatikës si kërkesë e tregut duke iu përshtatur dixhitalizimit.

Dokumenta bashkëngjitur

FAKULTETET

Fakulteti i Shkencave
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane

Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Fakulteti
i Informatikës

Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.

Fakulteti
i Shkencave Mjekësore

Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim