Home > Rreth nesh > Pse mesdhetarin?

Pse Mesdhetarin?

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë përfaqëson një përpjekje unikale në fushën e arsimit në Shqipëri. I krijuar si një Organizatë Jo Fitimprurëse,  Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë që në themelimin e tij ka vendosur si qëllimin kryesor të tij edukimin e studentëve më një frymë të re, e cila është aq e nevojshme për progresin e individit dhe njëkohësisht edhe të shoqërisë. 

Universiteti Mesdhetar  ka 3 fakultete  në përbërje të tij dhe  një staf akademik ndër më elitarët në vend, ku bashkërendohet eksperienca e një brezi me vitalitetin e një tjetri. Të gjithë pedagogët e Universitetit Mesdhetar,  janë të specializuar në Universitetet më  të njohura Evropiane dhe Amerikane. Ata  janë të dedikuar ndaj studentëve për të ofruar të gjithë përvojën e tyre.

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë gjendet në një nga zonat më të preferuara të Tiranës dhe vendos në dispozicion të studentëve një godinë të re, moderne me të gjithë infrastrukturën e nevojshme për të zhvilluar një proces mësimor të një niveli të lartë.

FAKULTETET

Shkenca
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike synon t’i pajisë studentët me njohuritë themelore për formimin e tyre në fushën e financës, bankave, kontabilitetit, menaxhimit, informatikës, etj.

Shkenca Juridike dhe
Marrëdhënie Ndërkombëtare

Struktura e këtij fakulteti përfshin dy departamente të reja duke ndjekur modelet më të përparuara në shkencën e së drejtës, në ndarjen në dy blloqe monolitete, atë të së drejtës publike dhe asaj private.

Shkenca Psiko Sociale
dhe Politike

Struktura e këtij fakulteti përfshin dy departamente të reja duke ndjekur modelet më të përparuara në shkencën e së drejtës, në ndarjen në dy blloqe monolitete, atë të së drejtës publike dhe asaj private.

Disa numra
të rëndësishëm

  • 60+

    Programe

  • 100+

    Profesorë

  • 3000+

    Studentë

  • 85%

    Punësim