Home > Fakultetet > Shkenca ekonomike > Departamentet

Departamentet

Fakulteti i Shkencave Ekonomike në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë, synon t’i pajisë studentët me njohuritë themelore për formimin e tyre në fushën e financës, bankave, kontabilitetit, menaxhimit, informatikës dhe menaxhimit të sistemeve, etj., si dhe për vazhdimin e studimeve të mëtejshme në fushën e ekonomisë.

Pas përfundimit të këtyre programeve të studimit, në sajë të njohurive të marra, studenti aftësohet për mundësinë e punësimit në sektorin privat dhe publik, në pozicione të tilla si: menaxher i përgjithshëm dhe i specializuar, menaxher finance, kontabiliteti, menaxher marketingu, menaxher shitjesh, menaxher blerjesh, menaxher i burimeve njerëzore, menaxher prodhimi, specialist informatike për biznesin, për menaxhimin e sistemeve të informacionit (MIS), si dhe për vazhdimin e studimeve të nivelit të tretë apo specializimeve të mëtejshme në profile më të ngushta.

Fakulteti i Shkencave Ekonomike ka tre departamente të cilat organizojnë programet e studimit në nivele të ndryshme:

  • Departamenti i Finance Banke dhe Kontabilitet
  • Departamenti i Ekonomisë
  • Departamenti i Informatikes dhe i Formimit Shkencor

FAKULTETET

Shkenca
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike synon t’i pajisë studentët me njohuritë themelore për formimin e tyre në fushën e financës, bankave, kontabilitetit, menaxhimit, informatikës, etj.

Shkenca Juridike dhe
Marrëdhënie Ndërkombëtare

Struktura e këtij fakulteti përfshin dy departamente të reja duke ndjekur modelet më të përparuara në shkencën e së drejtës, në ndarjen në dy blloqe monolitete, atë të së drejtës publike dhe asaj private.

Shkenca Psiko Sociale
dhe Politike

Struktura e këtij fakulteti përfshin dy departamente të reja duke ndjekur modelet më të përparuara në shkencën e së drejtës, në ndarjen në dy blloqe monolitete, atë të së drejtës publike dhe asaj private.

Disa numra
të rëndësishëm

  • 60+

    Programe

  • 100+

    Profesorë

  • 3000+

    Studentë

  • 85%

    Punësim