Home > KËrkimi shkencor > Anëtar i euras

Anëtar i EURAS

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë është anëtar me të drejta të plota i EURAS që nga viti 2010. EURAS është Unioni i Universiteteve dhe Institucioneve të arsimit të lartë i cili promovon bashkëpunimin e më shumë se 60 universiteteve nga Europa dhe Azia duke kontribuar në rritjen e standardeve dhe cilësisë së arsimit të lartë në rajonin e Euro-Azisë.

Me ndërtimin e një platforme bashkëpunimi të gjerë ndërkombëtar për universitetet e rajonit, EURAS u shërben anëtarëve si urë lidhëse për të promovuar dhe shkëmbyer vlerat edukuese në mbarë botën dhe në të njëjtën kohë për të patur qasje dhe ndarë vlerat më të larta të arsimit të lartë mbarëbotëror. Misionin e vet EURAS e përmbush:

  • Me ngritjen e një platform të përbashkët bashkëpunimi ndëruniversitar
  • Duke krijuar rrjete të përbashkëta ndërmjet anëtarëve
  • Promovimin e standardeve akademike në edukim
  • Mbështetjen e inovacionit dhe teknologjisë
  • Promovimin e shkëmbimit të stafit akademik dhe të studentëve
  • Pjesëmarrjen në projekte të përbashkëta për rritjen e vëllimit të kërkimit shkencor
  • Promovimin e universiteteve anëtare në aspektin ndërkombëtar

FAKULTETET

Shkenca
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike synon t’i pajisë studentët me njohuritë themelore për formimin e tyre në fushën e financës, bankave, kontabilitetit, menaxhimit, informatikës, etj.

Shkenca Juridike dhe
Marrëdhënie Ndërkombëtare

Struktura e këtij fakulteti përfshin dy departamente të reja duke ndjekur modelet më të përparuara në shkencën e së drejtës, në ndarjen në dy blloqe monolitete, atë të së drejtës publike dhe asaj private.

Shkenca Psiko Sociale
dhe Politike

Struktura e këtij fakulteti përfshin dy departamente të reja duke ndjekur modelet më të përparuara në shkencën e së drejtës, në ndarjen në dy blloqe monolitete, atë të së drejtës publike dhe asaj private.

Disa numra
të rëndësishëm

  • 60+

    Programe

  • 100+

    Profesorë

  • 3000+

    Studentë

  • 85%

    Punësim