Home > Rreth nesh > Qendra mesdheu > Projektet

Projektet që zbaton Qendra Mesdheu

Qendra Mesdheu në strategjinë e saj të zhvillimit 2017-2023, inkurajon bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e mësimdhënies, hulumtimit, udhëheqjes, shkëmbimit të stafit akademik, mobilitetit të studentëve dhe synon ta zhvillojë më tej këtë straProtegji nëpërmjet  hapjes dhe bashkëpunimit me universitetet e tjera, me qendrat e institutet kërkimore-shkencore dhe mbi të gjitha me bizneset, për të përmirësuar kurrikulat për  një qasje innovative drejt tregut të punës.

Realizimi i këtij bashkëpunimi është i institucionalizuar tashmë, jo vetëm në formën e marrëveshjeve dypalëshe ose shumëpalëshe, por mbi të gjitha me pjesëmarrjen dhe angazhimin e Qendrës Mesdheu si lider apo partner në projektet e ndryshme si Erasmus, COST, Horizon 2020, IPA Cross border, CEEPUS si dhe  Adrion Interreg.

Manufacturing Education and Training Governance Model for Industry 4.0 in the Adriatic - Jonian Area - FUTURE4.0

  • Kodi i projektit  1299/2013
  • Kohëzgjatja: 2018-2020

Qendra Mesdheu ka shtirë bashkëpunimin me 105 ndërmarrje (kryesisht SME të lidhura me sektorin e Ekonomisë Blu), nëpërmjet zbatimit të Projektit Adrion Interreg duke ofruar zgjidhje të reja për përfshirjen e Industrisë 0.4. në këto ndërmarje. Kompanitë dhe organet relevante të hulumtimit janë përfshrë që në fazat fillestare të projektit dhe së bashku me stafin e QM janë duke përdorur mjete të reja të planifikimit strategjik për të ndihmuar në parashikimin e të ardhmes ndryshe dhe krijimin e organizmave më aktive për t’u testuar në universitete, kompani, aktorë dhe palë  interesi në çdo vend, duke aplikuar qasjen Triple Helix - një grup ndërveprimi midis akademisë, industrisë dhe qeverive.  

Gjetjet e këtij projekti do të jenë themeli për dizajnimin e një platforme të trajnimit të njohurive, kompetencës dhe aftësive/ shpërndarjes së të mësuarit - platforma FUTURE 4.0. Platforma do të jetë pjesë e Smart Learning Model and Strategy, të zbatuar dhe të vlerësuar nëpërmjet veprimeve pilote lokale, duke përfshirë arsimim industrial efektiv dhe trajnimin për inovacion, duke rritur bashkëpunimin Universitet-Industri.

Microenterprise Development Project for Women in Cross- Border Area

  • Kodi i projektit – IPA/2017/395-121
  • Kohëzgjatja: 2018-2019

Projekti “Microenterprise Development Project for Women in Cross- Border Area” është duke u zbatuar në qytetin e Elbasanit dhe ka në fokus  Sipërmarjen Femërore.  Qendra Mesdheu  siguron angazhimin e ekspertëve për trajnimin dhe zhvillimin e planeve të investimeve për mikro-ndërmarrjet në pronësi të grave.  Qëllimi i projektit është rritja e pjesëmarrjes së grave në aktivitetin e biznesit dhe kontribuimi në fuqizimin e tyre të mëtejshëm. Duke marrë në konsideratë politikat e punësimit, qasja dhe kontributi i QM në këtë projekt është gjithashtu i lidhur ngushtë me objektivat e përbashkëta për barazinë mes grave dhe burrave, të cilat konsiderohen gjeografikisht dhe politikisht dhe  në kuadrin evropian.

Young Toward Europe

  • Kodi i projektit – IPA 2014/AL/18
  • Kohëzgjatja: 2019-2020

Në këtë projekt Qendra Mesdheu (Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë), në rolin e liderit, do të japë një kontribut të rëndësishëm për përfshirjen e rinisë shqiptare drejt Integrimit Europian. Projekti i zhvilluar nga organizatat shqiptare dhe bullgare, synon të mbështesë procesin e integrimit në BE të Shqipërisë, duke vënë në fokus rritjen e vetëdijes publike dhe shpërndarjen e informacionit mbi procesin e integrimit në BE, vlerat dhe institucioneve kyçe të BE, tek të rinjtë e Republikës së Shqipërisë. Të rinjtë  në universitete duhet të jenë më të informuar për programet rinore si Erasmus për të gjithë, Erasmus HR, për të marrë pjesë aktive në shoqëri, për të njohur më mirë të drejtat e tyre sociale etj. që të mund të  jenë më të angazhuar në programet e shkëmbimit të BE-së si Erasmus HE. MUA do të sigurojë qasje në universitete,  institucione dhe organizata komunale qeveritare dhe lokale; në organizatat e shoqërisë civile në Tiranë, Durrës, Elbasan, Shkodër, Peshkopi, Korçë, Berat, Vlorë, Gjirokastër, duke angazhuar studentë,  liderë të rinj qytetarë dhe politikë si dhe figurat publike në aktivitete të të mësuarit dhe ndërgjegjësimit.

Duke pasur gjithmonë në fokus të rinjtë, trajnimin, fuqizimin dhe mbështetjen e tyre Qendra Mesdheu (Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë) ka mbyllur me sukses 2 Projekte Erassmus: 

  • “Social Rights in my Hands”
  • “Empowered Zone Ahead”

Dhe vijon bashkëpunimin duke qënë pjesë e projektit më të fundit Erassmus Mobility for learners and staff;

  • “Higher Education Student and Staff Mobility” - Erasmus KA103

Social Rights in my Hands

  • Kodi i projektit – 589973-EPP-1-2017-1-AL-EPPKA2-CBY-WB
  • Kohëzgjatja: 2017-2018

92 të rinj  shkëmbyen  përvojat e përbashkëta, ide dhe praktika, morën aftësi praktike mbi konceptin e të Drejtave Sociale dhe përdorimit të mediave sociale, multimedias dhe fotografisë nga Projekti “Social Rights in my Hands”. Qëllimi i projektit të zbatuar nga QM ishte ngritja e vetëdijes për të drejtat sociale në mesin e të rinjve, veçanërisht për ata që janë të margjinalizuar nga shoqëria, si të rinjtë romë, njerëz me aftësi të ndryshme, apo të rinj me probleme sociale dhe ekonomike.  Pjesëmarrësit, duke qenë së bashku për ditë të tëra në një mjedis ndërkulturor, ndërtuan një bashkëpunim të qëndrueshëm i cili shërbeu si pikënisje për rrjetet e ardhshme me OJQ-të dhe punonjësit e rinisë që do të promovojnë praktikat më të mira, sfidat, idetë, pengesat dhe politikat që lidhen me të drejtat sociale të të rinjve.

Empowered Zone Ahead

  • Kodi i projektit –2016-1400/049-001
  • Kohëzgjatja: 2017

Qëllimi i këtij projekti ishte përforcimi i kapaciteteve të punëtorëve të rinj me njohuri, shkathtësi dhe mjete praktike për zhvillimin e të rinjve me më pak kompetenca për të rritur punësimin në komunitetet e tyre. Ky ishte rezultati i analizave të paraqitura nga përfaqësuesit e Universitetit  Mesdhetar  të Shqipërisë (MUA),  në bashkëpunim me "Qendra Ndërkombëtare për Evropën Jugore", pjesë e Universitetit të Firences, Universitetit të Ankarasë dhe Bashkisë Kecioren, të cilat identifikuan ngjashmëritë për arsyet e papunësisë për nxënësit me më pak mundësi . Zbatimi i projektit u bë i mundur nëpërmjet përbërjes së një konsorciumi me tre universitete, një qeveri lokale publike, CCI dhe OJQ të të rinjve. Një ekip prej tre udhëheqësish profesionistë, u angazhuan për të lehtësuar diskutimet e pjesëmarrësve në projekt për të kuptuar më mirë dhe pë të  zhvilluar  aftësi të buta të nevojshme për të rritur kompetencat, në mënyrë që të rrisnin dhe shanset e tyre në tregun e punës.

Higher Education Student and Staff Mobility - Erasmus KA103

  • Kodi i projektit –2018-1-PL01-KA107-048416 
  • Kohëzgjatja: 2018-2021

Në kuadër të këtij projekti, për një periudhë 3 vjecare, studentët e degës së Shkencave Ekonomike të Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, sikundër dhe stafi akademik do të angazhohen dhe respektojnë kërkesat e cilësisë së Kartës Erasmus për Arsimin e Lartë në të gjitha aspektet e organizimit dhe menaxhimit të lëvizshmërisë, në vecanti njohjen e krediteve ose ekuivalentëve që u jepen studentëve nga institucioni partner. Përfshirja e UMSH-së në këtë projekt, në partneritet me Universitetin Społeczna Akademia Nauk, Poloni, realizohet në kuadër të ndërkombëtarizimit të universitetit, duke synuar përfshirjen  dhe bashkëpunimin me sa më shumë institucione apo akademi zhvilluese dhe shkencore në kuadrin e projekteve europiane të arsimit të lartë; duke patur gjithmonë në fokus të rinjtë, prezantimin dhe njohjen e studenteve me një sistem europian.

European Cooperation for Science and Techology  (COST) është një tjetër rrjet ku Qendra Mesdheu (Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë) ka krijuar mundësi aksesi për kërkuesit e rinj shkencor sikundër edhe për stafin akademik duke u përfaqsuar në 3 thirrje të COST:

  • Action/CA18115- Bashkëpunimi Transnacional Për Bullizmin, Migracionin Dhe Integrimi Në Shkollë
  • Action/CA15207- Profesionalizimi dhe Ndikimi Social i Shkencave Politike Evropiane
  • Action/CA16229- Rrjeti Europian për Shtetësinë Mjedisore

Bashkëpunimi Transnacional Për Bullizmin, Migracionin Dhe Integrimi Në Shkollë

  • Kodi i projektit – Actions/CA18115
  • Kohëzgjatja: 2019-2023

Ky projekt për qëllim të rrisë bashkëpunimin midis palëve të interesuara për të përmirësuar dhe pilotuar masat dhe qasjet shkencore të reja të botës reale, të mbledhin ndërhyrjet dhe qasjet e vlerësuara rreth përfshirjes dhe parandalimit të ngacmimeve për të shpërndarë një program/ udhëzues gjithëpërfshirës për shkollat dhe një politikë udhëzuese, dokument për autoritetet, për ndërtimin e kapaciteteve dhe duke punuar në mënyrë holistike për të siguruar integrimin, sigurinë dhe mirëqenien e të gjithë nxënësve në shkollat e mesme të BE-së, për të ndihmuar në stabilitetin shoqëror të individit dhe shoqërisë. Krijimi i një rrjeti bashkëpunues për të nxitur, ndarë dhe mbështetur një bazë të njohurive dhe përparimeve kërkimore mbi mënyrën (i) se si faktorët social, teknologjik dhe fizik ndikojnë në sigurinë/ integrimin në (ii) aplikimin dhe vlerësimin e qasjeve të ndërhyrjes për të përmirësuar termat refugjat/ migrant/ integrimin etnik dhe të zvogëlojë ngacmimin/ dhunën, përmes ndër-bashkëpunimit dhe integrimin e grupeve punuese.

Profesionalizimi dhe Ndikimi Social i Shkencave Politike Evropiane

  • Kodi i projektit – Action/CA15207
  • Kohëzgjatja: 2016-2020    

Projekti ProSEPS synon të ndërtojë një rrjet të gjerë studiuesish, shkencëtarë dhe sociologë politikë të përfshirë në studimin krahasues të sistemeve të arsimit të lartë dhe ndërkombëtarizimin e hulumtimeve në fushën e shkencave politike. Natyra inovative e projektit qëndron në fokusin e saj shumëdimensional: duke qenë se konceptet kyçe që  diskutohen brenda rrjetit janë ato të Profesionalizimit dhe Ndikimi Social, studiuesit  që  përbëjnë këtë rrjet do të mbledhin të dhënat dhe do të bëjnë interpretimet e tyre për të paktën katër fusha të studimi: a) transformimi i subjektit akademik (madhësia e komunitetit, artikulimet e brendshme, fushat kryesore të hulumtimit, Programet PhD, etj); b) dukshmëria sociale dhe media e subjektit dhe rezultateve të tij kërkimore; c) Ndikimi i reformave në normat e lëvizshmërisë ndërkombëtare dhe qarkullimit ndërkombëtar të rezultateve të hulumtimit; d) zbatueshmëria dhe zbatimi i produkteve të shkencave politike, si dhe ndikimi social i punës së shkencëtarëve politikë.

Rrjeti Europian për Shtetësinë Mjedisore

  • Kodi i projektit – Action/CA16229
  • Kohëzgjatja: 2017-2021

Rrjeti Evropian për Qytetari Mjedisore (ENEC) synon të përmirësojë kuptimin dhe vlerësimin e qytetarisë mjedisore në shoqëritë evropiane dhe vendet pjesëmarrëse në projekt. Shtetësia Mjedisore është një faktor kyç në strategjinë e rritjes së BE-së (Europa 2020) dhe vizionin e saj për zhvillimin e qëndrueshëm, ekonominë e gjelbër dhe shoqërinë me karbon të ulët (Udhërrëfyesi i BE-së 2050). Rrjeti i Integruar i Veprimit do të zvogëlojë barrierat mes shkencave njerëzore, ekonomike, sociale, politike dhe mjedisore duke shumëzuar njohuritë, ekspertizën, hulumtimet dhe njohuritë e aktorëve të ndryshëm (studiues, mësues, praktikantë, zyrtarë të politikave, OJQ etj) lidhur me Shtetësinë Mjedisore. Do të shqyrtohen dimensionet e ndryshme makro- dhe mikro-nivelet e arsimit formal dhe jo-formal që mund të çojnë në Shtetësinë Mjedisore. Me zhvillimin e bashkëpunimeve kombëtare, evropiane dhe ndërkombëtare ENEC do të rrisë njohuritë shkencore dhe vëmendjen ndaj Shtetësisë Mjedisore. Ky projekt si product final do të konceptojë dhe kornizojë Shtetësinë Mjedisore dhe do të zhvillojë paradigma dhe metrika të reja kërkimore për vlerësimin e Shtetësisë Mjedisore. Shembuj të mirë dhe praktika më të mira edukative që sjellin qëndrime, sjellje dhe vlera pro-mjedisore do të theksohen dhe promovohen, sikundër do të propozohen dhe  masat dhe rekomandimet e politikave të nevojshme.

FAKULTETET

Shkenca
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike synon t’i pajisë studentët me njohuritë themelore për formimin e tyre në fushën e financës, bankave, kontabilitetit, menaxhimit, informatikës, etj.

Shkenca Juridike dhe
Marrëdhënie Ndërkombëtare

Struktura e këtij fakulteti përfshin dy departamente të reja duke ndjekur modelet më të përparuara në shkencën e së drejtës, në ndarjen në dy blloqe monolitete, atë të së drejtës publike dhe asaj private.

Shkenca Psiko Sociale
dhe Politike

Struktura e këtij fakulteti përfshin dy departamente të reja duke ndjekur modelet më të përparuara në shkencën e së drejtës, në ndarjen në dy blloqe monolitete, atë të së drejtës publike dhe asaj private.

Disa numra
të rëndësishëm

  • 60+

    Programe

  • 100+

    Profesorë

  • 3000+

    Studentë

  • 85%

    Punësim