Home > Rreth nesh > Rektori dhe dekanët > Prof. dr. ksenofon krisafi

Prof. Dr. Ksenofon Krisafi

Dekan i Fakultetit të Shkencave Juridike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare 

Prof. Dr. Ksenofon Krisafi ka mbaruar Fakultetin e Shkencave Politike dhe Juridike të Universitetit të Tiranës. Është lauruar Doctor honoris causa nga Universiteti Sancti Cyrilli i Valetës. Ka qenë Dekan i Fakulteteve Juridike të Universitetit të Tiranës, “Luarasi” dhe UET. Aktualisht është Dekan i Fakultetit të Shkencave Juridike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë. Ai ka qenë drejtor në Ministrinë e Punëve të Jashtme, ambasador në OKB dhe në OBT, në Gjenevë, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave dhe këshilltar diplomatik i Kryeministrit, anëtar i Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë. Është lektor i së drejtës publike, të drejtës ndërkombëtare, organizatave ndërkombëtare etj.

Ka mbajtur leksione në një numër universitetesh të huaja dhe ka marrë pjesë në dhjetra konferenca shkencore, brenda dhe jashtë vendit. Ka botuar monografi, tekste universitare, si dhe artikuj shkencorë e publicistikë. Ndër librat duhen përmendur sidomos Lufta e Kosovës në labirintet diplomatike (Gjenevë, 1998-2002), Në Gjenevë për Kosovën - Fjalime në institucionet ndërkombëtare, E drejta e organizatave ndërkombëtare, Organizimi politik ne trojet shqiptare, Për tokën dhe detin e Shqipërisë, Diplomaci pas lufte, Në kërkim të arit, E drejta e organizatave ndërkombëtare, Paradigma e tranzicionit demokratik: - “Fundi” i tranzicionit apo një tranzicion “pa fund” (bashkëautor), Epiri i Jugut, Çamëria, (bashkëautor), Historiku i Bankave në Shqipëri, (bashkëautor), Çështje të historisë së shtetit dhe të drejtës, (bashkëautor), Historia e shtetit dhe e së drejtës në Shqipëri (bashkëautor), Kushtetuta e re shqiptare sfida e së ardhmes euroatlantike të Shqipërisë, (bashkëautor), At Giuseppe (Zef) Valentini, Vepra 1,2,3, Publicistikë, studime dhe tekste, (bashkëautor), Emigrimi i elitës intelektuale nga Shqipëria gjatë periudhës së tranzicionit (bashkëautor), etj.

Për kontributet e shquara në veprimtarinë diplomatike, shkencore dhe në mësimdhënie në fushën e së drejtës ndërkombëtare si dhe për rolin e sipkatur në çështje me rëndësi të veçantë në politikën e jashtme të vendit, si dhe për kontributin për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, ai mban dekoratat e larta “Kalorës i Urdhërit të Skënderbeut” dhe “Medaljen presidenciale në 10-vjetorin e pavarësisë së Kosovës”, akorduar përkatësisht nga presidentët e Shqipërisë dhe të Kosovës.

FAKULTETET

Shkenca
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike synon t’i pajisë studentët me njohuritë themelore për formimin e tyre në fushën e financës, bankave, kontabilitetit, menaxhimit, informatikës, etj.

Shkenca Juridike dhe
Marrëdhënie Ndërkombëtare

Struktura e këtij fakulteti përfshin dy departamente të reja duke ndjekur modelet më të përparuara në shkencën e së drejtës, në ndarjen në dy blloqe monolitete, atë të së drejtës publike dhe asaj private.

Shkenca Psiko Sociale
dhe Politike

Struktura e këtij fakulteti përfshin dy departamente të reja duke ndjekur modelet më të përparuara në shkencën e së drejtës, në ndarjen në dy blloqe monolitete, atë të së drejtës publike dhe asaj private.

Disa numra
të rëndësishëm

  • 60+

    Programe

  • 100+

    Profesorë

  • 3000+

    Studentë

  • 85%

    Punësim