Home > Stafi i umsh - jetëshkrimi

PHD Vebina Resuli

Edukimi: Doktoraturë “Menaxhim në Edukim”, UGSM Monarch Business School, Zvicër (2015-2019). Master i Shkencave në Edukim, Shkolla e Lartë e Edukimit 2012-2014, Master në Biznes dhe Marketing Ndërkombëtar, Universiteti Europian i Tiranes (2009-2010). Diplomë Bachelor of Science në Administrim Biznesi nga Universiteti i New York-ut Tiranë (2003-2008) dhe  Diplomë Bachelor of Science nga New York Empire State College (2003-2008). Vlerësuese e Pasurive te Paluajtshme (2012).
Eksperienca: Në mësimdhënie si lektore në lëndët menaxhim, sjellje organizative, metodat e kerkimit në biznes, e-Business. Nga viti 2016 lektore pranë Universitetit “Mesdhetar i Shqipërisë”. Eksperiencë kërkimore prej 8 vjetësh.
Drejtimet e kërkimit: Metodologjia kërkimore, sjellja konsumatore, sjellje organizative,  vlerësimi i tregut për pasuritë e paluajtshme, teknologjia në edukim, edukimi gjithëpërfshirës.
Publikimet: pjesëmarrëse në seminare e konferenca shkencore dhe autore e shumë artikujve shkencorë në revista të fushës ekonomike dhe të edukimit brenda e jashtë vendit.

Vizitoni Website

FAKULTETET

Fakulteti i Shkencave
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane

Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Fakulteti
i Informatikës

Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.

Fakulteti
i Shkencave Mjekësore

Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim