Home > Aktivitete > Aktivitete 2019

Çelet në UMSH shkolla dimërore 'Informim dhe Privatësi'

Universiteti Mesdhetar, Marrëveshje bashkëpunimi  me Komisionerin për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale

Çelet shkolla dimërore “Informim dhe Privatësi”, për studentët dhe stafin akademik. Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë, nënshkroi sot marrëveshjen e bashkëpunimit ndërinstitucional me  Komisionerin për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, përfaqësuar nga Komisioneri, z. Besnik Dervishi.

Marrëveshja ka për qëllim bashkëpunimin e ndërsjelltë  në zbatimin e standardeve më të larta në fushën e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut. Sipas saj palët angazhohen edhe në hapjen dhe në organizimin e Shkollës për aftësimin e studentëve dhe stafit akademik e administrativ, në marrjen e njohurive mbi të drejtën e informimit dhe mbrojtjen e të dhënave personale. ”Nënshkrimi i kësaj marrëveshje, ka një rëndësi të veçantë për studentët e Universitetit tonë, sepse shpresohet që nëpërmjet saj do të hapen më shumë mundësi që ata të marrin njohuri të kualifikuara mbi legjislacionin në fuqi për të drejtën e informimit dhe mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe të njihen me  raste konkrete të praktikës në këto”, u shpreh gjatë ceremonisë, themeluesi i Universitetit Mesdhetar, Prof. Anastas Angjeli.

Sipas tij, të dyja palët priren nga dëshira e mirë për të konsoliduar bashkëpunimin midis tyre në drejtime konkrete, për të siguruar të ardhmen e një brezi të ri të mbrojtur dhe të mirëinformuar për të drejtat e tyre. Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtes së të Dhënave Personale z. Besnik Dervishi, u shpreh se, njohja e legjislacionit të të dy këtyre fushave ,privatësia dhe e drejta e informimit, nëpërmjet bashkëpunimit me institucionet e arsimit të lartë është mjaft e rëndësishme. “Zyra e Komisionerit po e konsolidon këtë traditë me disa Universitete në vend, me synimin për të nxitur edukimin shoqëror në respektimin e të drejtave themelore të njeriut”, tha zoti Dervishi.

Marrëveshja e firmosur  përfshin  komponentë të tillë të rëndësishëm si respektimi dhe ruajtja e privatësisë dhe mbrojtja e të dhënave personale, respektimi i të drejtës për informim për dokumentat zyrtare, zbatimi i procedurave më të mira për shkëmbimin e ndërsjellë të informacionit etj.Ato janë objekt veprimtarie për Zyrën e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, por janë njëkohësisht edhe pjesë e kurrikulave mësimore në disa nga degët e fakulteteve të Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë. 

FAKULTETET

Shkenca
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike synon t’i pajisë studentët me njohuritë themelore për formimin e tyre në fushën e financës, bankave, kontabilitetit, menaxhimit, informatikës, etj.

Shkenca Juridike dhe
Marrëdhënie Ndërkombëtare

Struktura e këtij fakulteti përfshin dy departamente të reja duke ndjekur modelet më të përparuara në shkencën e së drejtës, në ndarjen në dy blloqe monolitete, atë të së drejtës publike dhe asaj private.

Shkenca Psiko Sociale
dhe Politike

Struktura e këtij fakulteti përfshin dy departamente të reja duke ndjekur modelet më të përparuara në shkencën e së drejtës, në ndarjen në dy blloqe monolitete, atë të së drejtës publike dhe asaj private.

Disa numra
të rëndësishëm

  • 60+

    Programe

  • 100+

    Profesorë

  • 3000+

    Studentë

  • 85%

    Punësim