Home > Të reja > Aktivitete > Aktivitete 2019

Anketa globale në Universitetin Mesdhetar, pas 10 vitesh Shqipëria bën hapa përpara për aksesin e publikut mbi buxhetin

Aksesi i publikut në informacion mbi buxhetin është përmirësuar dukshëm në Shqipëri. Për herë të parë në një dekadë, vendi ynë renditet në listën e shteteve që kanë shënuar progres në këtë drejtim. Shqipëria ka përmirësuar transparencën duke publikuar online dy dokumente kryesore siç janë Raporti në fund të Vitit dhe Buxheti i Qytetarit.

Po ashtu, ajo ka rritur informacionin e dhënë në raportin e auditimit (KLSH) dhe në deklaratën para-buxhetore (kuadri makroekonomik dhe fiskal Rezultatet e Anketës së Buxhetit të Hapur 2017 (OBS),  kryer nga Partneriteti Ndërkombëtar i Buxhtit (IBP) u prezantuan sot në një aduitor ekspertësh, studentësh dhe pedagogësh.

Ky aktivitet i organizuar nga Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë, dhe Fakulteti i Ekonomisë së Universitetit të Tiranës, bënë të mundur prezantimin e të dhënave për 115 vende, ku përfshihet edhe Shqipëria.”Ndërkohë që kemi një rënie të besimit të publikut, në lidhje me inforacionin që jepet për mënyrën si mblidhen dhe shpenzohen paratë publike, për fatin tonë të mirë dhe për punën e mirë që është bërë në Shqipëri, ka një ndryshim në sensin e kundërt. Në dy vitet e funidt kemi një rritje të transparencës  duke na renditur në listën e vendeve me një përmirësim në këtë drejtim”, u shpreh themeluesi i Universiteti Mesdhetar, Prof. Dr. Anastas Angjeli.

Ai theksoi se, hapat që Shqipëria ka bërë në këtë drejtim duhen  vlerësuar pozitivisht, duke nënvizuar se duhet menduar më tej për të vijuar në këtë rrugë. Prof. Dr. Sulo Hadëri, duke bërë një prezantim të detajuar të indikatorëve të përdorur në këtë Anketë u shpreh se bashkëpunimi i Universitetit Mesdhetar me fakultetin e Ekonomisë gjatë këtyre viteve në funksion të transparencës  për politikat buxhetore ka qenë mjaft konstruktiv duke dhënë informacionet e duhura.

"Hapat e ardhshëm drejt një sistemi të tillë duhet të përmirësohen dhe të bëjnë më gjithëpërfshirës Projektbuxhetin, dhe në të njëjtën kohë, të krijojnë mekanizma për pjesëmarrjen e publikut gjatë fazës së formulimit të buxhetit", tha Haderi. Sipas të dhënave,   rënia në transparencën e buxhetit ishte më dramatike në Afrikën sub-Sahariane, ku rezultatet mesatare të transparencës së buxhetit ranë me 11 pikë nga 2015 në 2017. Rajonet e tjera përjetuan rritje të vogla ose rënie të vogla në rezultatet e tyre, me përjashtim të Azisë, ku rezultati mesatar u rrit më shumë.

Një numër vendesh kanë përjetuar rritje të konsiderueshme në transparencë që nga momenti që janë përfshirë në anketë, duke përfshirë Gjeorgjinë, Jordanin, Meksikën dhe Senegalin.

FAKULTETET

Fakulteti i Shkencave
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane

Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Fakulteti
i Informatikës

Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.

Fakulteti
i Shkencave Mjekësore

Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim