Home > Të reja > Aktivitete > Aktivitete 2019

Starton puna për përgatitjen e Strategjisë së re për punësimim për vitet 2018-2022

Duke e konsideruar nje nga çështjet më kryesore vlerësuar në zhvillimin ekonomik e social të vendit, si dhe nga  shqetësimet  e dala nga komunikimi përmes qeverisjes me njerëzit,ka nisur  angazhimi i  disa grupeve pune për përgatitjen e një Strategjie të re për punësimin në vend. Njëri prej tyre, që drejtohet nga deputeti Anastas Angjeli u mblodh  në Universitetin Mesdhetar për të prezantuar draftin e parë të struktures së kësaj strategjie.

Ky grup, në përbërje të të cilit janë dhe deputetët Evis Kushi, Milva Ikonomi, Arben Pëllumbi, ka grumbulluar rreth vetes mendimin e ekspertizës në këtë fushë,të profesoratit të disa universiteteve per te sjelle  arritjet dhe problematiken e deri tanishme ne kete ceshtje dhe pervojen europiane dhe te vendeve me kushte te ngjajshme me vendin tone. Synimi është hartimi i një dokumenti i cili do t’i shërbejë rritjes së punësimit në Shqipëri, si një sfidë jo vetëm e qeverisë, por e gjithë shoqërisë shqiptare.

Në dokumentin e ri që pritet të hartohet, synohet një vizion i ri, që konsideron më mire kushtet aktuale të zhvillimit ekonomik në vend,bazuar në një analize të tregut të punes dhe llojit të papunësisë aktuale,mundsinë  e një lidhjeje më të mirë direkte midis rritjes ekonomike dhe të investimeve,prioriteteve të zhvilimit me rritjen e punësimit.

Strategjia e re pritet të krijojë një qasje ndryshe të punësimit në Shqipëri, me  fokus rritjen e punësimit te të rinjtë, barazinë  gjinore  në  punësim,orientimin e drejte të fondeve publike në binomin zhvillim-punësim,kontributin e sektorit privat për këtë ceshtje,harmonizimin e edukimit ne te gjitha nivelet dhe ate professional, një kualifikim efektiv sipas profesioneve të cilat sot kërkon tregu, zhviillimet teknologjike dhe digjitale të vrullshme.

Kështu synohet të jepet një panoramë mbështetëse për një vizion të ri për politikat aktive të punësimit ,drejtimet dhe instrumentet ekonomike  e financiare që do të përdoren në funksion të nxitjes së punësimit dhe vetëpunësimit

FAKULTETET

Fakulteti i Shkencave
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane

Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Fakulteti
i Informatikës

Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.

Fakulteti
i Shkencave Mjekësore

Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim