Home > Të reja > Aktivitete > Aktivitete 2019

Profesori i njohur i së Drejtës Ndërkombëtare Ksenofon Krisafi boton dy libra të rinj për Kosovën

Promovohen dy librat e rinj të një prej profesorëve më të njohur të së Drejtës Ndërkombëtare, Dekanit  të Fakultetit të Drejtësisë dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në UMSH, Ksenofon Krisafi. Në ceremoninë e organizuar në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë, morën pjesë dhjetra personalitete të ndryshme të politikës, diplomacisë, studiues e analistë.  

“Lufta e Kosovës në Labirintet Diplomatike" dhe “Në Gjenevë për Kosovën-Fjalime në institucionet ndërkombëtare”, janë dy librat të cilat janë shkruar duke iu referuar kohës, kur Prof. Krisafi, ishte në krye të misionit diplomatik të Shqipërisë në OKB. “Janë libra që kanë nisur kur në Kosovë bëhej luftë dhe në qarqet diplomatikë ku kam bërë pjesë në atë kohë, punohej për ta ndalur atë. Janë vitë të mbushura me veprimtari mjaft intensive e përkushtim për një kauzë të madhe mbarë kombëtare. Ndjehem vërtet me fat që isha pjesë e atij grupi njerëzve që punuan sinqerisht dhe pa u lodhur duke kontribuar modestisht për Kosovën”, u shpreh Prof. Krisafi gjatë ceremonisë, duke falenderuar të ftuarit që u bënë pjesë e saj. Këta dy libra u vlerësuan edhe nga kolegë e miq të profesor Krisafit.

Në fjalën e tyre z. Fatos Tarifa dhe z. Pëllumb Xhufi, duke iu referuar dy vëllimeve të botuara, theksuan se në këto libra tregohet qartazi se cfarë mund të bëjë një diplomat i një vendi të vogël për një kauzë të madhe siç ishte pavarësia e Kosovës. Ata i cilësuan këta libra si dokumenta mjaft të rëndësishëm, të cilat do të mbeten gur themeli në historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare veçanërisht me shtetin e Kosovës.

Themeluesi i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, Profesor e Akademik, Anastas Angjeli u shpreh se këto dy vepra kanë në thelb një komb, vijnë vetëm pak javë pas përvjetorit të dhjetë të pavarësisë së Kosovës. “Janë dy vepra për një çështje, gjatë luftës për pavarësinë e Kosovës, natyrisht të gjithë e njohim këtë luftë, por ka edhe një luftë tjetër të një karakteri të veçantë , lufta diplomatike e cila ka nisur dekada më parë  dhe me veçoritë e saj e me vlerat është sjellë ashtu siç duhet nga prof. Ksenofon Krisafi,falë përvojës së tij , falë veprimtarisë konkrete dhe praktikë në fushën historike e diplomatike, të drejtën ndërkombëtare”, u shpreh themeluesi i UMSH-së.

FAKULTETET

Fakulteti i Shkencave
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane

Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Fakulteti
i Informatikës

Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.

Fakulteti
i Shkencave Mjekësore

Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim