
AKTIVITETE
Home > Aktivitete > Aktivitete 2019
Universiteti Mesdhetar do shkëmbejë studentë me Universitetin e Durrësit
Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë dhe Universiteti “Aleksandër Moisiu” i Durrësit nënshrkuan sot marrëveshjen e bashkëpunimit në fushën e arsimit dhe kërkimit shkencor.
Sipas kësaj marrëveshjeje, dy universitetet do të inkurajojnë kontaktet e drejtpërdrejta dhe bashkëpunimin ndërmjet anëtarëve të personelit akademik të fakulteteve, departamenteve, institucioneve kërkimore dhe studentëve. Aplikimet për shkëmbimin e studentëve, nga sa përcakton marrëveshja do të zhvillohen nga dy universitetet mbi baza reciprociteti brenda të njëjtit vit akademik.
“Studentët e shkëmbyer do të pranohen për një periudhë që zgjat një ose dy semestra dhe për një periudhë maksimale prej një viti akademik”, përcakton marrëveshja.
Sipas saj, studentët e shkëmbyer mund të ndjekin lëndë për të marrë kredite dhe institucioni pritës duhet të lëshojë një vërtetim, në të cilin të shënohen notat e marra për studentët e shkëmbyer në përputhje me të njëjtat rregulla dhe rregullore që zbatohen për studentët e regjistruar normalisht. Institucioni pritës nuk do të aplikojë pagesën e shkollimit për studentët e shkëmbyer.
Studentët e shkëmbyer duhet të rekomandohen nga institucioni dërgues dhe duhet të ndjekin rregullat dhe procedurat e përcaktuara nga institucioni pritës. Themeluesi i Universitetit Mesdhetar, Akademik, Prof. Dr Anastas Angjeli dhe Rektorët e Universitetit të Durrësit znj. Kseanela Sotirofski dhe UMSH. z. Nexhmi Dumani, e cilësuan këtë marrëveshje mjaft të rëndësishme, në kuadër të ofrimit të një cilësie edhe më të mirë në arsimin e lartë publik dhe privat, duke i krijuar studentëve dhe stafit akademik më shumë hapësira.
FAKULTETET
Shkenca
Ekonomike
Fakulteti i Shkencave Ekonomike synon t’i pajisë studentët me njohuritë themelore për formimin e tyre në fushën e financës, bankave, kontabilitetit, menaxhimit, informatikës, etj.
Shkenca Juridike dhe
Marrëdhënie Ndërkombëtare
Struktura e këtij fakulteti përfshin dy departamente të reja duke ndjekur modelet më të përparuara në shkencën e së drejtës, në ndarjen në dy blloqe monolitete, atë të së drejtës publike dhe asaj private.
Shkenca Psiko Sociale
dhe Politike
Struktura e këtij fakulteti përfshin dy departamente të reja duke ndjekur modelet më të përparuara në shkencën e së drejtës, në ndarjen në dy blloqe monolitete, atë të së drejtës publike dhe asaj private.
Disa numra
të rëndësishëm
-
60+
Programe
-
100+
Profesorë
-
3000+
Studentë
-
85%
Punësim