Home > Të reja > Aktivitete > Aktivitete 2019

Ceremonia jubilare, Universiteti Mesdhetar mbush 10 vjeç

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë mbush 10 vjet nga dita e themelimit të tij. Në një ceremomni jubilare që bëri bashkë qindra të ftuar UMSH tregoi edhe njëherë se është një  nga institucionet më elitare të arsimit të lartë në vend. Gjatë ceremonisë së organizuar enkas për këtë ditë të veçantë u kujtuan  arritjet e një dekade, por nga ana tjetër sfidat që e presin këtë Universitet në dekadat e ardshme si faktor i edukimit të brezit të ri në Shqipëri.

Të pranishëm në këtë cermoni jubilare ishin: Përfaqësues të komuniteve fetare, të trupës diplomatike, politikanë, akademikë, drejtues universitetesh publike e private. Ceremoninë e nderoi me pjesëmarrjen e tij, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, SH.T.Z Ilir Meta.

Presidenti vlerësoi me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” pedagogë dhe shkencëtarë të spikatur në mësimdhënie dhe kërkime shkencore të Universitetit “Mesdhetar” të Shqipërisë. Presidenti i Republikës çmoi zotin Aristotel Pano për vlerat e spikatura mësimdhënëse dhe shkencore në fushën e financave dhe ekonomisë; zotin Gudar Beqiraj për kontributet shkencore dhe veprimtarinë akademike e pedagogjike, si dhe zotin Ksenofon Kristafi për veprimtarinë diplomatike dhe shkencore në fushën e të drejtës ndërkombëtare dhe roli në çështje me rëndësi të veçantë në politikën tonë të jashtme.

“Ky universitet, që përfaqëson një institucion tashmë të afirmuar të arsimit tonë të lartë, do të duhet, dhe do t’ju lutesha, që ta kthenit në një qendër edhe më aktive shkencore e debati të studimeve mesdhetare, duke promovuar të gjitha organizatat mesdhetare ku Shqipëria bën pjesë, por njëkohësisht duke u bërë pjesë edhe e gjithë debateve për temat më të mëdha të këtij makro-rajoni ku ne bëjmë pjesë, pasi është në interesin tonë të afirmojmë edhe më tej dimensionin tonë mesdhetar.

Jo vetëm kaq, por edhe të jemi më aktiv në përballimin e problemeve dhe sfidave që ka ky makro-rajon”, u shpreh Presidenti në fjalën e tij. Themeluesi i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, Akademik, Pr. Dr  Anastas Angjeli theksoi në fjalën e tij se UMSH e presin të tjera sfida.  “Ne e kemi hedhur themelin në këta 10 vjet. Do të vazhdojmë udhën e nisur me vizionin dhe objektivin e qarte: “Të përgatisim qytetarin, të kulturuarin, ekspertin dhe teknokratin e shekullit të njezetë e një, kontribues me vlera të spikatura për zhvillimin, shoqërinë dhe për vendin!I sigurt se ne do ti perballojme kto sfida”, u shpreh themeluesi i UMSH. Ceremonia u mbyll nga një minikoncert i organizuar nga student dhe ish studentë të UMSH.

FAKULTETET

Fakulteti i Shkencave
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane

Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Fakulteti
i Informatikës

Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.

Fakulteti
i Shkencave Mjekësore

Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim