Home > Të reja > Aktivitete > Aktivitete 2019

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë dhuron gjak për fëmijët talasemikë

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë dhuron gjak për fëmijët talasemikë. Nën sloganin “Dhuro  gjak, shpëto jetë”, dhjetra studetë e pedagogë u bashkuan dje duke  kryer këtë akt  human. Për të 6-tin vit rradhazi Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë, është pjesë e nismës për dhurimin vullnetar të gjakut duke dhënë kontributin e tij për të gjithë ata persona që kanë nevojë.

Sensibilizimi i të rinjve  dhe përgjegjësia sociale mbeten kryefjalë në filizofinë me të cilën funksionon dhe rritet cdo ditë Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë. Këtë vit dhurimi i gjakut u krye së bashku me “Fundjavë ndryshe” si dhe Qendrën Kombëtare të Dhurimit të gjakut.

Të dhurosh gjak do të thotë që pa të kushtuar asgjë, mund të shpëtosh jetën e dikujt dhe ky është misioni më fisnik dhe human që ka secili prej nesh. Nga ana tjetër të dhurosh gjak, do të thotë të informohesh për një sërë benefitesh që ka ky proces për organizmin. Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë, do të vijojë t’i bashkohet kauzave dhe nismave sociale që përfshijnë dhe sensibilizojnë të rinjtë.

FAKULTETET

Fakulteti i Shkencave
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane

Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Fakulteti
i Informatikës

Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.

Fakulteti
i Shkencave Mjekësore

Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim