Home > Të reja > Aktivitete > Aktivitete 2019

UMSH organizon për të tretin vit rradhazi Panairin e Ideve

Një panair idesh , ku studentët ndjehen të lirë të prezantojnë iniciativa, të cilat mund të jenë vetëm zanafilla e një të ardhmeje premtuese për ta dhe gjithë shoqërinë. Gjithçka nis me një ide dhe kur idetë e mira mbështeten ka gjithmonë progres.

Me këtë filozofi, për të tretin vit rradhazi Universiteti Mesdhetar  i Shqipërisë  organizoi “Panairin e Ideve III“ . Ky panair me në qendër studentët është një tjetër histori suksesi e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë. Panairi u hap me fjalën e themeluesit  të Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë,Akademik Prof. Dr, Anatas Angjeli,  i cili theksoi rëndësinë  që ka mbështetja që u duhet dhënë studentëve, për të çuar përpara idetë e tyre, duke përmbushur jo vetëm një pasion apo dëshirë, por duke u rritur kështu profesionalisht duke projektuar një të ardhme të suksesshme.  

Gjatë panairit  u prezantuan rreth 22 projekt ide  të studentëve të cilë të udhëhequr  nga pedagogët e tyre, sollën  idetë e tyre  të orientuar përgjithësisht në fushat e shkencave ekonomike, shkencave juridike dhe shkencave sociale. Secili student apo grup studentësh kishte një minutazh të caktuar për të prezantuar këto ide. Këto ide u vlerësuan nga një juri e përzgjedhur e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë , e përbërë nga Senati.  Secili panel, i orientuar nga fusha përkatëse, kishte në dispozicion  çmimin për studentin fitues.

Vlerësimi u krye  në bazë të origjinalitetit të idesë, mënyrës si ishte konceptuar  dhe prezantimit para jurisë. Universiteti Mesdhetar I Shqipërisë, do të vijojë të jetë një dritare e hapur, për të gjithë student të cilët  kanë zgjedhur një nga 3 fakultetet e UMSH, për të vijuar shkollën e lartë.

FAKULTETET

Fakulteti i Shkencave
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane

Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Fakulteti
i Informatikës

Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.

Fakulteti
i Shkencave Mjekësore

Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim