Shkëmbim studentësh në Itali, UMSH marrëveshje bashkëpunimit me Universitetin Aldo Moro


Studentët e Universitetetit Mesdhetar, tashmë mund të kryejnë , një pjesë të studimeve të tyre në Itali.  UMSH nënshkroi  marrëveshjen e bashkëpunimit me  Universitetin Aldo Moro, të Barit.  Sipas kësaj marrëveshjeje, dy universitetet do të  inkurajojnë  dhe nxisin kontaktet  e drejtpërdrejta  dhe  bashkëpunimin  ndërmjet  anëtarëve  të personelit  akademik  të fakulteteve, departamenteve, institucioneve kërkimore dhe studentëve. Aplikimet për shkëmbimin e studentëve, nga sa përcakton marrëveshja  do të zhvillohen nga dy universitetet  mbi baza reciprociteti  brenda të njëjtit vit akademik.  “Studentët e shkëmbyer do të pranohen për një periudhë  që zgjat një ose dy semestra  dhe për një periudhë maksimale prej një viti akademik”, përcakton marrëveshja.  Sipas saj, studentët  e shkëmbyer  mund të ndjekin  lëndë për të marrë kredite dhe institucioni  pritës duhet  të  lëshojë  një  vërtetim, në  të  cilin të shënohen  notat  e  marra  për  studentët e shkëmbyer në përputhje me të njëjtat rregulla dhe rregullore që zbatohen për studentët  e regjistruar normalisht. Institucioni pritës nuk  do të aplikojë pagesën e shkollimit për studentët e shkëmbyer. Studentët  e shkëmbyer  duhet  të  rekomandohen   nga  institucioni dërgues  dhe  duhet  të ndjekin rregullat dhe procedurat e përcaktuara  nga institucioni pritës. Kjo marrëveshje u nënshkrua nga Zv. Rektorja e Universitetit Mesdhetar, Proff.Ass, Greta Angjeli dhe Rektori i Universitetit të Barit, Prof. Antonio Felice Uricchio .