Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë dhuron gjak për fëmijët talasemikë



Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë dhuron gjak për fëmijët talasemikë. Nën sloganin “Dhuro  gjak, shpëto jetë”, dhjetra studetë e pedagogë u bashkuan dje duke  kryer këtë akt  human. Për të 6-tin vit rradhazi Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë, është pjesë e nismës për dhurimin vullnetar të gjakut duke dhënë kontributin e tij për të gjithë ata persona që kanë nevojë. Sensibilizimi i të rinjve  dhe përgjegjësia sociale mbeten kryefjalë në filizofinë me të cilën funksionon dhe rritet cdo ditë Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë. Këtë vit dhurimi i gjakut u krye së bashku me “Fundjavë ndryshe” si dhe Qendrën Kombëtare të Dhurimit të gjakut. Të dhurosh gjak do të thotë që pa të kushtuar asgjë, mund të shpëtosh jetën e dikujt dhe ky është misioni më fisnik dhe human që ka secili prej nesh. Nga ana tjetër të dhurosh gjak, do të thotë të informohesh për një sërë benefitesh që ka ky proces për organizmin. Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë, do të vijojë t’i bashkohet kauzave dhe nismave sociale që përfshijnë dhe sensibilizojnë të rinjtë.