• Bashkëpunime
  • Marrëdhëniet me jashtë
  • Anëtar i EMUNI
  • Anëtar i EURAS

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë, është një institucion i arsimit të lartë bashkëkohor i cili është themeluar mbi një sistem vlerash që karakterizon epokën në të cilën jetojmë dhe shpreh aspiratat e një gjenerate te re te cilën ka si synim ta edukojë. Bashkëpunimi shkencor ndërmjet universiteteve dhe instituteve kërkimore shkencore, shkëmbimi i eksperiencave, stafeve akademike dhe studentëve, shkëmbimi i programeve dhe i ideve  janë disa  nga tiparet kryesore të sistemit modern te arsimit të lartë. Dinamika e këtij procesi ka ndikuar pozitivisht në zhvillimin paralel të institucioneve të arsimit të lartë dhe të kërkimit shkencor në rajonin e Mesdheut dhe të Evropës. Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë, që ka si qëllim zhvillimin e arsimit të lartë ne Shqipëri dhe ne rajon është mbështetes aktiv i këtij procesi. Bashkëpunimet shkencore do te jenë gjithmonë një nga angazhimet kryesore të Universitetit tonë.

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë, në bashkëpunim me njësitë e veta funksionale kryen studimin e tregut ndjek një strategji të hapur për bashkëpunimin dhe partneritetin në nivel rajonal, kombëtar dhe ndërkombëtar për realizimin e misionit dhe qëllimit të tij.Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë, ndjek një politikë favorizuese për mobilitetin e personelit akademik dhe të studentëve në nivel ndërkombëtar duke mundësuar dhe financuar pjesëmarrjen në aktivitete të ndryshme akademik brenda dhe jashtë vendit, anëtarë të personelit të tij akademik.

AKADEMIA E SHKENCAVE E SHQIPËRISË

UNIVERSITETI KRISTIAN DIMITRIE CANTEMIR – RUMANI

UNIVERSITETI VUZF I SOFIES – BULLGARI

UNIVERSITETI I SARAJEVËS – BOSNJE HERCEGOVINË

KOLEGJI I BIZNESIT – KOSOVË

UNIVERSITETI ILIRIA – KOSOVË

UNIVERSITETI I TUZLËS – BOSNJE HERCEGOVINË

UNIVERSITETI I QIPROS – QIPRO

UNIVERSITETI I MOSTARIT – BOSNJE DHE HERCEGOVINË

UNIVERSITETI AYDIN I STAMBOLLIT – TURQI

UNIVERSITETI MEDITERAN I PODGORICËS – MAL I ZI

Zyra për Marrëdhënie me Jashtë ka si objektiv implementimin e politikës bashkëpunuese të Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë me Universitetet e huaja. Bashkëpunimi ndërmjet Universiteteve në rajonin europian por edhe më gjerë është një nga domosdoshmëri e epokës në të cilën jetojmë dhe një prioritet i të gjitha institucioneve të arsimit të lartë. Si rrjedhojë zyra për marrëdhëniet me jashtë në SHLP Mesdhetare e Shqiperise synon forcimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të eksperiencave në nivel studentësh, stafi akademik dhe programesh studimi ndërmjet  dhe universiteteve të huaja.

Zyra për Marrëdhënie me Jashtë ofron shërbime lidhur me projekte për personelin akademik dhe studentët e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, duke ndihmuar në gjetjen e fondeve, dhënien e informatave për grante të ndryshme, projekte, organizimin e trajnimeve të ndryshme etj. si dhe funksionon gjithashtu në ndihmë dhe në shërbim të studentëve dhe stafit akademik të Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, lidhur me lëvizjen e tyre në vende të tjera në kuadrin e programeve të ndryshme akademike ndërkombëtare.

Në të njëjtën kohë Zyra për Marrëdhënie me jashtë është në dispozicion të studentëve të huaj të ardhur në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë në kuadër të programeve të shkembimit të studentëve.

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë, është nga Nëntori i 2009 anëtar i Euro-Mediterranean University (EMUNI), një prej Universiteteve kryesore të rajonit Mesdhetar. Themelimi i këtij Universiteti përfaqëson një nga gjashtë prioritetet të vendosura në ‘’Deklaraten e Përbashkët të Samitit të Parisit per Mesdheun’’(Nisma e presidentit francez N.Sarkozy) të firmosur në Paris më 13 Korrik 2008.

 

Ky Universitet është themeluar nga institucione të arsimit të lartë dhe të kërkimit shkencor të rajonit të Mesdheut. Disa nga këto institucione janë :Université Montpellier I, Montpellier, FranceUniversité Paris-Est, Paris, FranceUniversité de la Méditerranée-Aix Marseille-II, Marseille, France,University of Westminster, London, UkPolytechnic University of Valencia (UPV), Valencia, SpainUniversity of Trieste, Trieste, ItalyUniversity of Palermo, Palermo, ItalyUniversity of Porto, Porto, PortugalAristotle University of Thessaloniki, Thessaloniki, Greece, e shumë institucione të arsimit të lartë nga 32 vende të rajonit Euro-Mesdhetar. SHLP Mesdhetare e Shqipërisë është i vetmi institucion akademik shqiptar pjesëtar i EMUNI, i institucionit më të rëndësishëm të arsimit të lartë në rajonin Euro-Mesdhetar.

 

Bashkëpunimi i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, dhe EMUNI përqëndrohet kryesisht në programe të përbashkëta studimi të niveleve të ndryshme, në organizimin e konferencave shkencore dhe në shkëmbimin e studentëve dhe stafit akademik.

 

Nëpërmjet bashkëpunimit të dy institucioneve studentët e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë do të përfitojnë pjesëmarrjen në programe të ndryshme studimore të organizuara në Slloveni ku gjendet dhe qendra e EMUNI por dhe në vende të tjera të rajonit Euro-Mesdhetar ku gjenden Universitete të tjera partnere. Gjithashtu shkrimet dhe studimet më të mira të studentëve të nivelit Master të Universiteti Mesdhetar të Shqipërisëdo të kenë mundësinë të publikohen në International Journal of Euro-Mediterranean Studies që është dhe revista shkencore e EMUNI.

SHLP Mesdhetare e Shqipërisë është anëtar me të drejta të plota i EURAS që nga viti 2010. EURAS është Unioni i Universiteteve dhe Institucioneve të arsimit të lartë i cili promovon bashkëpunimin e më shumë se 60 universiteteve nga Europa dhe Azia duke kontribuar në rritjen e standardeve dhe cilësisë së arsimit të lartë në rajonin e Euro-Azisë.

 

Me ndërtimin e një platforme bashkëpunimi të gjerë ndërkombëtar për universitetet e rajonit, EURAS u shërben anëtarëve si urë lidhëse për të promovuar dhe shkëmbyer vlerat edukuese në mbarë botën dhe në të njëjtën kohë për të patur qasje dhe ndarë vlerat më të larta të arsimit të lartë mbarëbotëror. Misionin e vet EURAS e përmbush:

 

  • Me ngritjen e një platform të përbashkët bashkëpunimi ndëruniversitar
  • Duke krijuar rrjete të përbashkëta ndërmjet anëtarëve
  • Promovimin e standardeve akademike në edukim
  • Mbështetjen e inovacionit dhe teknologjisë
  • Promovimin e shkëmbimit të stafit akademik dhe të studentëve
  • Pjesëmarrjen në projekte të përbashkëta për rritjen e vëllimit të kërkimit shkencor
  • Promovimin e universiteteve anëtare në aspektin ndërkombëtar