I AKREDITUAR
UNIVERSITETI NDËRKOMBETAR I STRUGËS – MAQEDONI.

 

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë ka nënshkruar “Marrëveshje bashkëpunimi në fushën arsimit dhe të kërkimit shkencor” me Universitetin Ndërkombëtar të Strugës-Maqedoni. Përmes kësaj marrëveshje bashkëpunimi është vendosur shkëmbimi i stafit akademik, veprimtari të përbashkëta promovuese dhe marketingu, shkëmbimi i planeve dhe i programeve mësimore-shkencore, krijimi dhe zhvillimi i projekteve të përbashkëta kërkimorë shkencore, shkëmbim në fushën e botimeve të të dy institucioneve, etj.

 

Gjithashtu, ne bazë të kësaj Marrëveshjeje Bashkëpunimi, Universiteti Ndërkombëtar i Strugës i jep të drejtën e organizimit të studimeve e të Programeve Pasuniversitare, të nivelit Master, Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, në këto drejtime :

  1. Ekonomi dhe Biznes
  2. Menaxhim Financiar
  3. Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci
  4. Jurisprudencë
  5. Kriminalistikë dhe Detektivë.

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë merr përsipër që të realizojë leksionet dhe të gjitha format e tjera të mësimdhënies në këtë cikël studimesh, organizimin e provimeve si edhe organizimin e mbrojtes së tezës së masterit të kandidatëve të studimeve master (pasuniversitare), dhe si rezultat, studentët, në përfundim të studimeve pajisen me diplomë të nivelit të dytë ‘’Master’’.

 


Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë

Adresa:
Blv. Gjergj Fishta, Nr.52
1023
Tiranë

Menu

  • Akreditimi
  • Galeri
  • Njoftime
  • Të reja
  • Kontakt

Kontakt

e-mail: aplikim@umsh.edu.al
Tel: +355 (4) 2421774
Cel: +355 68 50 47301
Web: http://www.umsh.edu.al

UMSH