Home > Pranimet > Bursat

BURSAT NË UNIVERSITETIN TONË

Për të aplikuar për Bursë/Tarifë Preferenciale në UMSH, klikoni këtu.

Në zbatim të Vendimit të Bordit të Administrimit, Universiteti "Mesdhetar i Shqipërisë" u akordon bursa kategorive të ndryshme të aplikantëve që duan të kryejnë studimet në Bachelor dhe Master.

Kategoritë që do të financohen me bursa të niveleve të ndryshme janë si më poshtë:

BURSA PER PROGRAMET BSC/STUDIME PROFESIONALE

KATEGORIA 1 - Financim i plotë për deri në 3% të numrit të studentëve të regjistruar për herë të parë që plotësojnë kushtet e mëposhtëme: Shënim : Do të mbetet e tille ne niveli 0 (zero) për sa kohe nuk ka detyrim për ta paguar TVSH.

a. BURSË E PLOTË SOCIALE i akordohet aplikantëve nga grupet në nevojë (familje me ndihmë ekonomike dhe mesatare shumë të lartë, status jetimi, fëmijë dëshmorësh në polici, në forca të armatosura, me aftësi ndryshe, komunitetet e margjinalizuara, etj të ngjashëm). Përfituesit e ruajnë këtë të drejtë për sa kohë kushtet sociale nuk ndryshojnë dhe plotësojnë kërkesat kontraktuale për përfituesit e bursave deri në përfundim të studimeve të një cikli akademik. – Përfitohet nëpërmjet APLIKIMIT on line në faqen e UMSH-së.

b. BURSË EKSELENCE i akordohet studentëve të regjistruar për herë të parë me mesataren 9.7-10 nga shkolla e mesme, përfshirë provimet e maturës shtetërore . Perfituesi e ruan këtë të drejtë për 1 (një) vit akademik dhe mund ta ripërfitojë në vazhdim, brenda të njëjtit cikël studimi vetëm nëse ruan minimalisht mesataren e hyrjes dhe plotëson të gjitha kërkesat e Aneks Kontratës së studentit për Bursat. – Përfitohet nëpërmjet APLIKIMIT on line në faqen e UMSH-së

KATEGORIA 2 -  Tarifë e reduktuar në shumën 70,000 Lekë , pa TVSH

a. BURSË PER STUDENTË SHUMË TË MIRË  e përfitojnë deri në 2% e të gjithë studentëve të regjistruar për herë të parë kur mesatarja e shkollës së mesme është nga 9,3 deri ne 9,6 dhe me kushte ekonomike jo të favorshme. Përfituesi e ruan këtë të drejtë për 1 (një) vit akademik dhe mund ta ripërfitojë në vazhdim, brenda të njëjtit cikël studimi vetëm nëse ruan minimalisht mesataren e hyrjes dhe plotëson të gjitha kërkesat e Aneks Kontratës së studentit për Bursat.- Përfitohet nëpërmjet APLIKIMIT on line në faqen e UMSH-së

b. BURSË TALENTI akordohet për një numër aplikantësh  deri në 2% e numrit të studentëve të regjistruar për herë të parë për aplikantë të spikatur në konkurse, gara ose organizata të ndryshme të artit, shkencës , sportit & përfaqësues të shquar të organizatave rinore. Ky grup e ruan këtë të drejtë për 1 (një) vit akademik dhe mund ta ripërfitojë në vazhdim, brenda të njëjtit cikël studimi nëse plotëson të gjitha kërkesat e Aneks Kontratës së studentit për Bursat. - Përfitohet nëpërmjet APLIKIMIT on line në faqen e UMSH-së

c. BURSË PER STUDENTË EKSELENTE NË VAZHDIM –përfitojnë deri në 1% e numrit të planifikuar te studentëve per tu regjistruar për herë të parë, të cilët ndjekin vitin e dytë ose të tretë në UMSH dhe rezultojnë në vitin parardhës me mesatare mbi 9.7 dhe me kushte ekonomike jo të favorshme. Ky grup e ruan këtë të drejtë për 1 (një) vit akademik dhe mund ta ripërfitojë në vazhdim, brenda të njëjtit cikël studimi nëse plotëson të gjitha kërkesat e Aneks Kontratës së studentit për Bursat dhe ruan minimalisht të njëjtën mesatare të momentit të përfitimit të kësaj tarife. Në rastin e tejkalimit të numrit të përfituesve potenciale, tarifa e reduktuar mund të indeksohet në një shumë më pak të reduktuar – Përfitohet nëpërmjet APLIKIMIT on line në faqen e UMSH-së

KATEGORIA 3 - Tarifë e reduktuar në shumën 140,000 Lekë pa TVSH

a. BURSË PËR STUDENTË TË DALLUAR - deri në 1 % e të gjithë numrit te studentëve të regjistruar për herë të parë ku mesatarja e shkollës së mesme është nga 9,0 deri ne 9,3 dhe me kushte ekonomike jo të favorshme. Ky grup e ruan këtë të drejtë për 1 (një) vit akademik dhe mund ta ripërfitojë në vazhdim, brenda të njëjtit cikël studimi nëse plotëson të gjitha kërkesat e Aneks Kontratës së studentit për Bursat dhe ruan minimalisht të njëjtën mesatare të momentit të përfitimit të kësaj tarife. –  Përfitohet nëpërmjet APLIKIMIT on line në faqen e UMSH-se

b. BURSË SOCIALE MBËSHTETËSE Deri në 1% e të gjithë studentëve të regjistruar për herë të parë me mesatare mbi 8.5 dhe kushte ekonomike jo të favorshme / ose dhe të ngjashëm me studentët e Grupit më sipër - Përfitohet nëpërmjet APLIKIMIT on line në faqen e UMSH-së

KATEGORIA 4 - Tarifë 180,000 Lekë  pa TVSH

a. BURSË MBËSHTËTËSE i akordohet deri ne 3% e numrit të studentëve të rinje të regjistruar për aplikante me të ardhura relativisht të ulëta, grupime që nuk përfshihen në kategorinë e tjera të këtij vendimi. – Përfitohet nëpërmjet APLIKIMIT

BURSA PER PROGRAMET MASTER

KATEGORIA 5 - Tarifë e reduktuar në shumën 70,000 Lekë pa TVSH

a. BURSE EKSELENCE MASTER - Përfitojnë 3 % e aplikantëve nga grupet në nevojë dhe me rezultate shume te mira  (familje me ndihmë ekonomike, status jetimi, fëmijë dëshmorësh, (polici, forca të armatosura) me aftësi ndryshe, komunitetet e margjinalizuara, të ngjashëm, etj). - Përfitohet nëpërmjet APLIKIMIT on line në faqen e UMSH-së

KATEGORIA 6 - Tarifë e reduktuar në shumën 140,000 Lekë pa TVSH

a. BURSË PËR STUDENTË SHUMË TË MIRË MASTER- Përfitojnë deri në 1 % te gjithë studentëve të regjistruar për herë të parë ne sistemin Master ku nota mesatare e studimeve bachelor është nga 9 deri në 10, dhe me kushte ekonomike jo të favorshme. - Përfitohet nëpërmjet APLIKIMIT on line në faqen e UMSH-së

KATEGORIA 7 - Tarifë e reduktuar në shumën 180,000 Lekë  pa TVSH

a. BURSË MBËSHTËTËSE do të pranohen deri në 1% e studentëve me të ardhura relativisht të ulëta, kushte specifike familjare etj, grupime që nuk përfshihen në kategoritë e tjera të këtij vendimi. - Përfitohet nëpërmjet APLIKIMIT on line në faqen e UMSH-së

BURSA TË TJERA

KATEGORIA 8 - Tarifa të tjera të reduktuar – 180,000 Lekë për cdo vit studimi pa TVSH

a. STUDENTË VAZHDUES direkt NGA CIKLI Bsc NË MASTER brenda UMSH-së do të përfitojnë automatikisht, tarifë studimi të reduktuar (e cila nuk përfshin tarifën e punimit të diplomës). Ky grup studentësh nuk aplikon dhe e përfiton automatikisht këtë të drejtë me regjistrimin në UMSH.  (SEKRETARIA përgjegjëse për këtë raportim)

b. STUDENT I DYTË E MË TEJ NGA E NJËJTA FAMILJE ME NJË STUDENT TË MËPARSHËM NE UMSH ( në ciklin Bsc dhe Master ) – Përfitohet nëpërmjet APLIKIMIT on line në faqen e UMSH-së

KATEGORIA 9 - TARIFA TË TJERA PREFERENCIALE TË LIDHURA ME FAMILJARË DHE PUNONJËS TË UMSH

a. Çdo pjesëtar direkt i familjes se nje anetari te stafit  do ta ketë kuotën 70,000 Lekë në vit pa TVSH në secilin nga ciklet . - Ky grup i nënshtrohet procesit të APLIKIMIT on line në faqen e UMSH-së

b. Çdo anëtar tjetër i lidhur ne shkallën e parë familjare me cdo anetar te stafit do e ketë kuotën 140,000 Lekë pa TVSH në vit. - Ky grup i nënshtrohet procesit të APLIKIMIT on line në faqen e UMSH-së

c. Pedagogët e brendshëm të UMSH do të paguajnë një tarifë prej 70,000 Lekë  në vit pa TVSH për të ndjekur jo më shumë se 1 (një) program të dytë studimi. Kjo e drejtë nuk ruhet për më shumë programe studimi. Ky grup nuk aplikon  por e përfiton direkt këtë të drejtë me regjistrimin. Ngarkohet sekretaria ta bejë me dije në komisionin  e bursave.

d. Stafi jo akademik i UMSH përfiton bursë të plotë për të ndjekur një program të parë studimi bachelor dhe master.  Ky grup nuk aplikon  por e përfiton direkt këtë të drejtë me regjistrimin. Ngarkohet sekretaria ta bejë me dije në komisionin  e bursave. (Përsa kohë nuk ka detyrim për pagesë miniamle TVSH-je )

KATEGORIA 10 - BURSA TË TJERA TË OFERTUARA të cilat panvarësisht nga monedha e akorduar do konvertohen në lekë me kursin e periudhës kur janë akorduar.

a. Bursat e plota ose të pjesshme të dhëna më parë në aktivitete të ndryshme, kostoja e të cilave do të përfshihet në shpenzimet e marketingut. Përfitohet nëpërmjet APLIKIMIT on line në faqen e UMSH-së

b. Përfituesit e tarifave të reduktuara sipas marrëveshjeve të lidhura mes UMSH dhe institucioneve të tjera, përfitojnë tarifën e rënë dakort mes palëve. Përfitohet nëpërmjet APLIKIMIT on line në faqen e UMSH-së. (Të gjitha sa më sipër janë pa TVSH)

c. Studentët që kanë aplikuar deri në fund të muajit QERSHOR 2023, PËRFITOJNË ULJE TE TARIFËS SE PROGRAMIT TE ZGJEDHUR NË SISTEMIN Bsc sipas ofertes specifike te pranuar. Ky grup nuk  Aplikon. E ndjek sekretaria e komisionit të bursave dhe Administratori. Në këtë grup do përfshihen dhe oferta të ngjajshme me VBA të vecantë të cilat i ndjek dhe ja bën me dije komisionit të bursave Administratori. (Të gjitha ofertat janë pa TVSH).

KATEGORIA 11 - BURSA PËR PROGRAMET  E CIKLIT TË TRETË TË STUDIMIT

a. Përfitojnë vetëm  pedagogët e angazhuar me kohë të plotë ne UMSH në masen 40% te tarifës të ciklit të studimeve brenda vendit ose dhe jashte tij por jo me shumë se 40% e shumës së përfituar nga pedagoget e brendshëm për studimet doktorale në UMSH.

Ky grup nuk aplikon por e përfiton këtë të drejtë direkt me regjistrimin në UMSH ose paraqitjen e dokumentit të regjistrimit në një IAL tjetër brenda vendit. Ngarkohet sekretaria /zyra e BNJ t’ja beje me dije komisionit te bursave.

KATEGORIA 12- RI-APLIKIMI PËR ULJE DHE RUAJTJE TË TARIFËS

Të gjithë studentët të cilët kanë aplikuar dhe përfituar bursë për një vit akademik janë të detyruar të përsërisin aplikimin në vitin pasardhës për të ruajtur statusin e përfituesit të bursës.

Studenti që për arsye të ndryshme nuk arrin të aplikojë do të konsiderohet automatikisht jo përfitues i bursës dhe duhet të fillojë aplikimin në vitin pasardhës.

Studentët të cilët kanë përfituar bursë për një afat 3 vjecar Bachelor dhe 2 Vjeçar Master përfitues të kategorisë për shkak të gjendjes jo të mirë ekonomike duhet të dorëzojnë çdo vit në vazhdim nje vetedeklarim në lidhje me të ardhurat dhe pasuritë brenda muajit shtator të vitit akademik nisës për të ruajtur statusin e përfituesit duke plotësuar gjithashtu të gjitha kushtet si më sipër. APLIKIMI kerkohet nga ky grup dhe bëhet on-line në një kategori të vecantë ku do upload-ed vetëdeklarimi në lidhje me faktin e ndryshimit ose jo të gjendjes së tyre ekonomike për vitin 2023-2024.

Këto deklarime i vihen në dispozicion komisionit për verifikimin e ruajtjes së statusit të përfituesit .

Për të gjithë aplikimet e tjera, Programet Profesionale 2 vjecare/ Bachelor/ Master/ Cikli i tretë i studimit jashtë këtij vendimi do të paguhet tarifë e plotë për çdo program studimi në UMSH

PËRJASHTIMET NGA APLIKIMI:

1 - Studentit nuk i jepet bursa ose tarifa e reduktuar për gjithë periudhën në mënyrë automatike. Studenti do të vazhdojë të përfitojë bursën/tarifën e reduktuar në vitet në vazhdim brenda të njëjtit cikël studimi nëse:

  • Ruan të njëjtat kushte me ato të përfitimit të bursës në vitin paraardhës.
  • Zbaton marrëveshjen e lidhur sipas aneksit D të kontratës me UMSH në të gjitha pikat e saj përfshirë ndihmën institucionale.

2 - Studentëve që ndjekin program të dytë studimi nuk i jepet bursë ose tarifa e reduktuar por mund të përfitojnë nga ECTS’të e njohura, por jo më shumë se 50,000 leke për cdo vit akademik që do ndjekin në UMSH. Cdo ECTS e njohur vlerësohet me shumën 3,300 Lekë.

Nuk përfitojnë Bursë studentët që ndjekin programe të dyta studimi.

DOKUMENTET E APLIKIMIT PËR BURSË PROGRAMET BSC

KATEGORIA 1.a

BURSË E PLOTË SOCIALE

Sipas rastit specifik

  • ID
  • Diploma e gjimnazit/Lista e notave;
  • Çertifikata familjare;
  • Dokument nëse familjarët janë të papunë të deklaruar në  zyrën e punës;
  • Dokument mbi Pronat që zotëron familja në tërësi dhe anëtarët e vecantë nëse kanë pasuri të ndarë nga trungu, përfshirë, tokë, banesë, automjet, pjesë/aksione në aktivitete tregtare; 
  • Dokument nëse familjarët janë përfitues të pagesave të ndihmës ekonomike etj;
  • Deklaratë për të ardhurat nga E-albania të vitit paraardhës dhe nga QKB nëse ka biznes familiar;
  • Dokument për të ardhurat vjetore të familjes nga pagat bruto;
  • Dokument për të ardhura të tjera vjetore nga qeratë, biznesi, aksione, depozita, ndihma sociale, pensione;
  • Dokumenta të tjera që komisioni e gjykon të arsyeshme si raporte në rast paaftësie, jetimi, status deshmori, në rastin e aftësi ndryshe - dëshminë përkatëse.

KATEGORIA 1.b

BURSË EKSELENCE

Sipas rastit specifik

  • ID
  • Diploma e gjimnazit/Lista e notave;
  • Listë notash nga Universiteti nga trasferohet( kjo vlen për studentët që transferohet nga një IAL tjetër)
  • Çertifikata familjare;

KATEGORIA 2.a

BURSË PER STUDENTË SHUMË TË MIRË 

KATEGORIA 2.b

BURSË TALENTI

Sipas rastit specifik

  • ID
  • Diploma e gjimnazit/Lista e notave;
  • Listë notash nga Universiteti nga trasferohet( kjo vlen për studentët që transferohet nga një IAL tjetër)
  • Çertifikata familjare;
  • Për rastin e aplikantëve të kësaj kategorie duhet paraqitur dëshmi e fituar në konkurse, gara ose pjesmarrja në organizata të ndryshme në pozicione të zgjedhura në lidership. Fitohet vit pas viti nëse vazhdon rezultate çdo vit në të kundërt e merr vetëm vitin që arriti rezultatet.Në rastin e përfaqësuesve të shquar të organizatave rinore, vërtetim për pozitën dhe aktivitetin në organizatë shoqëruar me prova të tjera për këtë rol.

KATEGORIA 2.c

BURSË PER STUDENTË EKSELENTE NË VAZHDIM

Sipas rastit specifik

  • ID
  • Diploma e gjimnazit/Lista e notave;
  • Çertifikata familjare;
  • Vërtetim nota dhe ETCS lëshuar nga Sekretaria Mësimore e UMSH.
  • Dokument nëse familjarët janë të papunë të deklaruar në  zyrën e punës;
  • Dokument mbi Pronat që zotëron familja në tërësi dhe anëtarët e vecantë nëse kanë pasuri të ndarë nga trungu, përfshirë, tokë, banesë, automjet, pjesë/aksione në aktivitete tregtare; 
  • Dokument nëse familjarët janë përfitues të pagesave të ndihmës ekonomike etj;
  • Deklaratë për të ardhurat nga E-albania të vitit paraardhës dhe nga QKB nëse ka biznes familiar;
  • Dokument për të ardhurat vjetore të familjes nga pagat bruto;
  • Dokument për të ardhura të tjera vjetore nga qeratë, biznesi, aksione, depozita, ndihma sociale, pensione;
  • Dokumenta të tjera që komisioni e gjykon të arsyeshme si raporte në rast paaftësie, jetimi, status deshmori, në rastin e aftësi ndryshe - dëshminë përkatëse.

KATEGORIA 3.a

BURSË PËR STUDENTË TË DALLUAR

Sipas rastit specifik

  • ID
  • Diploma e gjimnazit/Lista e notave;
  • Çertifikata familjare;
  • Listë notash të vitit paraardhës;

KATEGORIA 3.b

BURSË SOCIALE MBËSHTETËSE

KATEGORIA 4.a

BURSË MBËSHTËTËSE

KATEGORIA 5.a

BURSE EKSELENCE MASTER

Sipas rastit specifik

  • ID
  • Diploma e gjimnazit/Lista e notave;
  • Suplementi i diplomës bachelor/Vërtetim përfundimi me notat dhe notën mesatare lëshuar nga Sekretaria Mesimore.

KATEGORIA 6.a

BURSË PËR STUDENTË SHUMË TË MIRË MASTER

KATEGORIA 7.a

KATEGORIA 8.a

STUDENTË VAZHDUES direkt NGA CIKLI Bsc NË MASTER brenda UMSH-së do të përfitojnë automatikisht, tarifë studimi të reduktuar (e cila nuk përfshin tarifën e punimit të diplomës). Ky grup studentësh nuk aplikon.

KATEGORIA 8.b

STUDENT I DYTË E MË TEJ NGA E NJËJTA FAMILJE ME NJË STUDENT TË MËPARSHËM NE UMSH

  • ID
  • Diploma e gjimnazit/Lista e notave;
  • Listë notash nga Universiteti nga trasferohet( kjo vlen për studentët që transferohet nga një IAL tjetër)
  • Çertifikata familjare;

KATEGORIA 9.a/b

Studentë familjarë me stafin e brendshëm të UMSH

Sipas rastit specific

  • ID
  • Diploma e gjimnazit/Lista e notave;
  • Listë notash nga Universiteti nga trasferohet( kjo vlen për studentët që transferohet nga një IAL tjetër)
  • Çertifikata familjare;

KATEGORIA 9.b

TARIFA TË TJERA PREFERENCIALE TË LIDHURA ME FAMILJARË DHE PUNONJËS TË UMSH

Sipas rastit specifik

  • ID
  • Diploma e gjimnazit/Lista e notave;
  • Listë notash nga Universiteti nga trasferohet( kjo vlen për studentët që transferohet nga një IAL tjetër)
  • Çertifikata familjare;

KATEGORIA 10.a

BURSË E PLOTE TË OFERTUARA

Sipas rastit specifik

  • ID
  • Diploma e gjimnazit/Lista e notave;
  • Listë notash nga Universiteti nga trasferohet( kjo vlen për studentët që transferohet nga një IAL tjetër)
  • Çertifikata familjare;
  • Vërtetim nga aktivitete të ndryshme

KATEGORIA 10.b

PËRFITUESIT E TARIFAVE TË REDUKTUARA

Sipas rastit specifik

  • ID
  • Diploma e gjimnazit/Lista e notave;
  • Listë notash nga Universiteti nga trasferohet( kjo vlen për studentët që transferohet nga një IAL tjetër)
  • Çertifikata familjare;
  • Vërtetim nga institucionet që janë lidhur marrëveshjet.

KATEGORIA 12 - RI-APLIKIMI PËR ULJE DHE RUAJTJE TË TARIFËS

Të gjithë studentët të cilët kanë aplikuar dhe përfituar bursë për një vit akademik janë të detyruar të përsërisin aplikimin në vitin pasardhës për të ruajtur statusin e përfituesit të bursës.

Studentët të cilët kanë përfituar bursë për një afat 3 vjecar Bachelor dhe 2 Vjeçar Master përfitues të kategorisë për shkak të gjendjes jo të mirë ekonomike duhet të dorëzojnë çdo vit në vazhdim nje vetedeklarim në lidhje me të ardhurat dhe pasuritë brenda muajit shtator të vitit akademik nisës për të ruajtur statusin e përfituesit duke plotësuar gjithashtu të gjitha kushtet si më sipër. APLIKIMI kerkohet nga ky grup dhe bëhet on-line në një kategori të vecantë ku do upload-ed vetëdeklarimi në lidhje me faktin e ndryshimit ose jo të gjendjes së tyre ekonomike për vitin 2023-2024.

RUAJTJA E TË DREJTËS SË BURSËS

Çdo përfitues burse e ruan këtë të drejtë për të gjithë ciklin e studimeve nëse ruan të njëjtat kushte ne kohën e përfitimit te saj.  Gjithashtu ruan këtë të drejtë dhe nëse rezulton me frekuentim më të lartë se 90% të procesit mësimor, shlyen detyrimet mësimore brenda vitit akademik përshirë sezonet e zakonshme dhe ato të ndërmjetme ose të vjeshtës, zbaton kodin e etikës, si dhe i përgjigjet kërkesave për angazhime të kërkuara nga UMSH, pa i penguar në procesin mësimor. Përjashtim bëhet në raste të kushteve të jashtëzakonshme të gjykuara si të tilla nga Komisioni.

FAKULTETET

Fakulteti i Shkencave
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane

Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Fakulteti
i Informatikës

Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.

Fakulteti
i Shkencave Mjekësore

Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim