Studimet
Home > Studimet > Kurse profesionale > Prokurimet publike
Trajnimi profesional “Prokurimet Publike”
Programi i trajnimit profesional “Prokurimet Publike” synon aftësimin teorik, praktik dhe profesional në fushën e prokurimeve publike. Objektivi i kursit është përgatitja e profesionisteve ekspert për prokurim publik. Baza ligjore është Ligji nr. 162, datë 23.12.2020 “Për Prokurimin Publik”, VKM nr. 285, datë 19.05.2021 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, i ndryshuar, Udhëzimi i APP-së, nr. 05, date 25.06.2021 “Mbi përdorimin e Procedurës së prokurimit me vlerë të vogël dhe zhvillimin e saj me mjete elektronike’’ i ndyshuar, Udhëzimi i APP-së, nr. 03, date 19.05.2021” Mbi përdorimin e sistemit dinamik për blerjen e biletave të transportit ajror ndërkombëtar dhe zhvillimin e saj me mjete elektronike “ i ndryshuar me udhëzim e AAP-së nr.04, datë 20.05.2022.
Modulet e këtij programi do të gërshetojnë njohuritë teorike dhe praktike të nevojshme për ushtrimin e profesionit. Ajo që do të mësohet teorikisht, gjatë trajtnimit do të ushtrohet praktikisht nëpërmjet workshopeve, diskutimeve dhe punës në grup. Ky trajnim përbëhet gjithsej nga 20 orë dhe është i ndarë në disa module që përfshijnë njohuri mbi komponentët dhe procedurat e prokurimit, procedura e prokurimit me vlera të vogla dhe tenderat, përgatitja e dosjes së tenderit, kriteret e kualifikimit dhe ato të përzgjedhjes së operatorëve ekonomikë, specifikimet teknike të prokurimeve publike, marrëveshjet kuadër, procedurat e rishikimit të prokurimit publik, ankimi adminstrativ, etj.
Në fund të trajnimit, aplikanti do ketë marrë njohuri të plota për të ushtruar rolin e ekspertit në “prokurimin publik”. Duke përftuar kështu të gjitha aftësitë praktike dhe teorike në përcaktimin e rregullave që zbatohen për procedurat e prokurimit nga autoritetet dhe entet kontraktore për kontratat publike dhe konkurset e projektimit e mallrave, të punëve dhe të shërbimeve nga autoritetet kontraktore me fokus në aspektet proceduriale të konkursit/garës. Qëllimi i këtij kursi është të rrisë eficencën dhe efikasitetin e ekspertëve në procedurat e prokurimit publik.
Tarifa e trajnimin për prokurimin publik është 30 000 (tridhjetë mijë) lekë.
Me përfundimin e programit të trajnimit profesional, kandidati do t’i nënshtrohet provimit me shkrim me kohëzgjatje 2 orë, ku do të testohen njohuritë e përfituara gjatë trajnimit. Vlerësimi maksimal do të jetë me 100 pike, nga të cilat kandidati duhet të marrë të paktën 80% të tyre në mënyrë që të kalojë me sukses provimin.
Nëse kandidati nuk kalon me sukses provimin, ka të drejtë të marrë pjesë në provimin e ardhshëm, pasi ka përsëritur programin e trajnimit.
Me kalimin me sukses të provimit do të lëshohet çertifikata e vlerësimit nga UMSH e cila dëshmon se kandidati ka përfunduar me sukses programin e trajnimit profesional dhe ka fituar aftësitë e nevojshme në prokurimin publik pas përfundimit të programit të trajnimit.
Kandidatët do të pajisen me çertifikatën përkatëse, e cila nënshkruhet nga Rektori i UMSH.
Në çertifikatë shënohet emri, mbiemri, pikët e provimit për kontrollin e njohurive, data e lëshimit dhe numri rendor i çertifikatës, nënshkrimi i drejtuesit dhe vula e institucionit trajnues.
Dokumenta bashkëngjitur
FAKULTETET
Disa numra të rëndësishëm
-
35+
Programe
-
150+
Profesorë
-
3500+
Studentë
-
85%
Punësim