• Departamenti i Psikologjisë dhe Sociologjisë
  • Departamenti i Shkencave Politike
  • Departamenti i Formimit Bazë

Nisur nga vizioni i përhershëm i Universiteti Mesdhetar të Shqipërisë për t’u zgjeruar e për të patur në strukturën e vet disa Fakultete si dhe mbi bazën e modelit të ndjekur nga Universitetet botërore por edhe ato shtetërore në vend, mori kuptim nevoja për të krijuar si Fakultetin e Shkencave Psikologjike, Sociale dhe Politike në gjurmët e eksperiencën e departamentit të Shkencave Politike.

Shkencat Sociale në vendin tonë po bëhen të një rëndësie gjithnjë e më të madhe si rezultat i trasformimeve të vazhdueshme në shoqëri, kërkesës për politika sociale gjithnjë e më të qëndrueshme, për sisteme politike demokratike, integritet në politikbërje, për një shtet funksional, të pa korruptuar, në funksion të mirëqënies dhe dinjitetit të individëve që përfaqëson. Nisur nga këta motive me interesa kombëtare dhe në shërbim të proceseve të integrimit të vendit, por edhe për ndërtimin e një shoqërie që ka në fokus njeriun, lirinë, të drejtat dhe cilësinë e jetës së tij, ne kemi gjykuar institucionalisht se studimet sociale duhet të jenë prioritare. Tregu i punës dhe ai studimor janë atraktiv për specialist të kësaj fushe.

Në vështrimin tonë analitik, kërkesat do të vijnë duke u rritur dhe kërkesat për cilësi do të jenë në mënyrë evidente gjithnjë e në rritje. Mbështetur në studimet parashikuese dhe ato të visibilitetit sa brenda institucionit tonë por edhe jashtë tij, e kemi parë të udhës dhe plotësisht të motivuar që studimet në shkencat sociale të vijojnë me më shumë intesitet dhe duke u organizuar në këtë Fakultet të ri.

Sferat kryesore studimore dhe kërkimore për Fakultetin e Shkencave Psikologjike, Sociale dhe Politike kryhen në fushat e mëposhtme:

  • Studime Psikokologjike
  • Studime të Politikave Sociale
  • Psikologji Organizative
  • Psikologji Komunitare
  • Studime të Shkencave Administrative
  • Studime të Shkencave Politike
  • Administratë Publike
  • Qeverisje Vendore
  • Administrimi Publik
  • Formimi Bazë dhe Teorike

FAKULTETET

Shkenca
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike synon t’i pajisë studentët me njohuritë themelore për formimin e tyre në fushën e financës, bankave, kontabilitetit, menaxhimit, informatikës, etj.

Shkenca Juridike dhe
Marrëdhënie Ndërkombëtare

Struktura e këtij fakulteti përfshin dy departamente të reja duke ndjekur modelet më të përparuara në shkencën e së drejtës, në ndarjen në dy blloqe monolitete, atë të së drejtës publike dhe asaj private.

Shkenca Psiko Sociale
dhe Politike

Struktura e këtij fakulteti përfshin dy departamente të reja duke ndjekur modelet më të përparuara në shkencën e së drejtës, në ndarjen në dy blloqe monolitete, atë të së drejtës publike dhe asaj private.

Disa numra
të rëndësishëm

  • 60+

    Programe

  • 100+

    Profesorë

  • 3000+

    Studentë

  • 85%

    Punësim