Home > ShËrbime > Biblioteka

Biblioteka

Biblioteka e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë është njësi ndihmëse e cila kontribuon, së bashku me njësitë kryesore dhe bazë, në zhvillimin e procesit akademik, kërkimor e shkencor. Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë vendos në dispozicion të studentëve të tij një bibliotekë të pasur të specializuar në shkencat ekonomike dhe informatike, shkencat juridike dhe politike e marrëdhëniet ndërkombëtare, shkencat psikosociale, etj., literaturë në gjuhën shqipe por edhe në gjuhë të huaja.

Biblioteka e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë ofron edhe materiale në formë elektronike të përgatitura nga pedagogët dhe të vendosura në dispozicion të studentëve pranë librarisë. Kjo literaturë pasurohet periodikisht nëpërmjet botimeve të reja, abonimeve në biblioteka dhe revista online, kërkimit shkencor të pedagogëve dhe blerjeve të financuara nga institucioni, ose projekteve ndërkombëtare.

Në Bibliotekën e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë egziston edhe shërbimi i bibliotekës digjitale ku studentët mund të zgjedhin mes mijëra titujve literaturë për kërkimet e tyre shkencore. Në këtë shërbim përfshihen:

  • Biblioteka Online e Universiteti “Mesdhetar i Shqipërisë” me mbi 327,325 tituj librash;
  • Biblioteka online Questia (www.questia.com) për të treja Fakultetet kanë një diapazon literature prej më shumë se 10 milion titujsh;
  • Abonime në periodikë prestigjiozë (online).

Biblioteka e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, në bashkëpunim me Fakultetet dhe stafin akademik të Universitetit, në vazhdimësi kujdeset për freskimin e literaturës dhe teksteve egzistuese për t’ju përgjigjur sa më mirë nevojave të studentëve dhe për të qenë në korrent të zhvillimeve të fundit të kërkimit shkencor në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Të gjithë sudentët e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë kanë të drejtën e përdorimit të materialeve, teksteve dhe librave të Bibliotekës së Universitetit në ambientet e Universitetit dhe në përdorim personal.

FAKULTETET

Shkenca
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike synon t’i pajisë studentët me njohuritë themelore për formimin e tyre në fushën e financës, bankave, kontabilitetit, menaxhimit, informatikës, etj.

Shkenca Juridike dhe
Marrëdhënie Ndërkombëtare

Struktura e këtij fakulteti përfshin dy departamente të reja duke ndjekur modelet më të përparuara në shkencën e së drejtës, në ndarjen në dy blloqe monolitete, atë të së drejtës publike dhe asaj private.

Shkenca Psiko Sociale
dhe Politike

Struktura e këtij fakulteti përfshin dy departamente të reja duke ndjekur modelet më të përparuara në shkencën e së drejtës, në ndarjen në dy blloqe monolitete, atë të së drejtës publike dhe asaj private.

Disa numra
të rëndësishëm

  • 60+

    Programe

  • 100+

    Profesorë

  • 3000+

    Studentë

  • 85%

    Punësim