Home > KËrkimi shkencor > Anëtar i emuni

Anëtar i EMUNI

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë, është nga Nëntori i 2009 anëtar i Euro-Mediterranean University (EMUNI), një prej Universiteteve kryesore të rajonit Mesdhetar. Themelimi i këtij Universiteti përfaqëson një nga gjashtë prioritetet të vendosura në ‘’Deklaraten e Përbashkët të Samitit të Parisit per Mesdheun’’(Nisma e presidentit francez N.Sarkozy) të firmosur në Paris më 13 Korrik 2008.

Ky Universitet është themeluar nga institucione të arsimit të lartë dhe të kërkimit shkencor të rajonit të Mesdheut.

Disa nga këto institucione janë:

e shumë institucione të arsimit të lartë nga 32 vende të rajonit Euro-Mesdhetar. SHLP Mesdhetare e Shqipërisë është i vetmi institucion akademik shqiptar pjesëtar i EMUNI, i institucionit më të rëndësishëm të arsimit të lartë në rajonin Euro-Mesdhetar.

Bashkëpunimi i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, dhe EMUNI përqëndrohet kryesisht në programe të përbashkëta studimi të niveleve të ndryshme, në organizimin e konferencave shkencore dhe në shkëmbimin e studentëve dhe stafit akademik.

Nëpërmjet bashkëpunimit të dy institucioneve studentët e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë do të përfitojnë pjesëmarrjen në programe të ndryshme studimore të organizuara në Slloveni ku gjendet dhe qendra e EMUNI por dhe në vende të tjera të rajonit Euro-Mesdhetar ku gjenden Universitete të tjera partnere. Gjithashtu shkrimet dhe studimet më të mira të studentëve të nivelit Master të Universiteti Mesdhetar të Shqipërisëdo të kenë mundësinë të publikohen në International Journal of Euro-Mediterranean Studies që është dhe revista shkencore e EMUNI.

FAKULTETET

Shkenca
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike synon t’i pajisë studentët me njohuritë themelore për formimin e tyre në fushën e financës, bankave, kontabilitetit, menaxhimit, informatikës, etj.

Shkenca Juridike dhe
Marrëdhënie Ndërkombëtare

Struktura e këtij fakulteti përfshin dy departamente të reja duke ndjekur modelet më të përparuara në shkencën e së drejtës, në ndarjen në dy blloqe monolitete, atë të së drejtës publike dhe asaj private.

Shkenca Psiko Sociale
dhe Politike

Struktura e këtij fakulteti përfshin dy departamente të reja duke ndjekur modelet më të përparuara në shkencën e së drejtës, në ndarjen në dy blloqe monolitete, atë të së drejtës publike dhe asaj private.

Disa numra
të rëndësishëm

  • 60+

    Programe

  • 100+

    Profesorë

  • 3000+

    Studentë

  • 85%

    Punësim