
NJOFTIME
Home > Njoftime > Njoftimi për provimet 2020
NJOFTIM I RËNDËSISHËM PËR STUDENTËT
A. STUDENTËT QË NDJEKIN MËSIMET ONLINE , do të vazhdojnë të ndjekin procesin mësimor për periudhën e mbetur të vitit akademik në të njëjtën mënyrë ,duke përfunduar e përmbyllur të gjitha detyrimet akademike sipas Planit Kalendar të miratuar që në fillim të Vitit Akademik si me poshtë.
DATAT | Provimet |
08 - 20 qershor | Provimet përfundimtare të semestri të dytë per sistemin Bsc |
15 - 20 qershor | Provimet përfundimtare të semestri të dytë per sistemin Master |
22 - 23 qershor | Dorëzimi i punimit të diplomës në departament |
27 qershor - 04 korrik | Sezoni i riprovimit për studentët të cilët kanë përmbushur detyrimin e përfundimit të procesit mësimor në vitin e 3 te ciklit Bsc /vitin e pare dhe Master profesional/ Vitin e dyte Master Shkencor |
06 - 09 korrik | Provimi i formimit per sistemin Bsc dhe Master Profesional |
10 - 15 korrik | Mbrojtja e Diplomës |
09 - 30 shtator | Sezoni i riprovimeve te vjeshtes |
01 - 10 tetor | Provimi i formimit për sistemin Bsc dhe Master Profesional |
01 - 10 tetor | Mbrojtja e Diplomës |
Në çdo rast më lart Sekretaria dhe pedagogët e lëndës do ju bëjnë me dije për , datën, orën dhe formen e provimit, para datës së parë të fillimit të çdo sezoni. Këto detaje do shpallen edhe në Ëeb-in e UMSH-së
.
2. STUDENTËVE QË KANË HASUR VËSHTIRËSI NË KOMUNIKIMET ONLINE dhe ndjejnë nevojën e konsultimeve për leksione, ushtrime, seminare etj, të zhvilluara në semestrin e dytë të vitit akademik 2019-2020 , UMSH OFRON PERIUDHA MËSIMORE SHTESË për t’ju dhënë të gjithë studentëve shanset e barabarta , veç zhvillimit të mësimeve on-line , në ambjentet e Universitetit sipas kalendarit të mëposhtëm, për të mundësuar dhënien e provimeve sipas kalendarit të mësipërm.
a. 18 maj – 05 qershor
b. 16 korrik – 09 shtator
Në këte rast , studentët duhet të dërgojnë me shkrim kërkesën pranë sekretarisë mësimore të fakultetit përkates (në forme elektronike)
· Email - Për programin Bachelor në adresen: sekretariabsc@umsh.edu.al
-Për programin Master në
adresën: sekretariama@umsh.edu.al
· WhatsAPP – në numrat e cel: 069 62 28 401/ 068 50 47 301
brenda datës 12 Maj 2020 sipas formatit të mëposhtëm:
Emer Mbiemer |
||
Programi I Studimit | ||
Viti I studimit | ||
Lendet qe duan te ndjekin | 1 | |
2 | ||
3 | ||
4 | ||
5 | ||
Periudha qe preferojne | ||
Maj-Qershor | ||
Korrik – Gusht |
Të gjithë studentëve që do paraqesin kërkese do ju lejohet ndjekja e seancave shtesë, por VETEM NË ORARET E NJOFTUARA NGA SEKRETARIA MËSIMORE
Në bazë të kërkesave , sekretaria mësimore në bashkëpunim me Fakultetet do të organizojnë ne ambjentet e UMSH mësimin shtesë, sipas nje orari mesimor të mirëpërcaktuar duke respektuar masat e distancimit fizik për ruajtjen e higjenës dhe shëndetit.
Çdo student , i cili do lajmërohet nga sekretaria si dhe në ËEB-in e UMSH , për oraret personalisht, duhet të paraqitet në shkolle sipas orarit të mësimit , i paisur vetë me maska dhe doreza higjenike.
3. STUDENTËT E MBARTUR do të njoftohen nga sekretaria mësimore me të gjitha mënyrat që disponon si edhe në ËEB-in e UMSH-së, për datat, orët dhe formen e organizimit të provimeve brenda datave të kalendarit të miratuar si më lart..
FAKULTETET
Shkenca
Ekonomike
Fakulteti i Shkencave Ekonomike synon t’i pajisë studentët me njohuritë themelore për formimin e tyre në fushën e financës, bankave, kontabilitetit, menaxhimit, informatikës, etj.
Shkenca Juridike dhe
Marrëdhënie Ndërkombëtare
Struktura e këtij fakulteti përfshin dy departamente të reja duke ndjekur modelet më të përparuara në shkencën e së drejtës, në ndarjen në dy blloqe monolitete, atë të së drejtës publike dhe asaj private.
Shkenca Psikologjike,
Sociale dhe Politike
Struktura e këtij fakulteti përfshin dy departamente të reja duke ndjekur modelet më të përparuara në shkencën e së drejtës, në ndarjen në dy blloqe monolitete, atë të së drejtës publike dhe asaj private.
Disa numra
të rëndësishëm
-
35+
Programe
-
150+
Profesorë
-
3500+
Studentë
-
85%
Punësim