
Të Reja
Për herë të parë programi i integruar 5 vjeçar për Juridik. Ja risitë për studentët.
Në kuadrin e përmirësimit të programeve, kurrikulave dhe cilësisë së përgatitjes së studentëve të aftë për të qenë të preferuar nga tregu i punës brenda dhe jashtë vendit, Universiteti Medhetar i Shqipërisë nisur nga ky vit do të ofrojë për studentët Programin e integruar 5 vjeçar, Master në juridik.
Ky program zgjat 5 vite akademike, kërkon plotesimin e 300 krediteve dhe e pajis studentin me Diplomen Master ne juridik. I jep kështu mundësinë për të vazhduar normalisht në te gjitha profilet e specialitetit të juristit, pasi të plotësojë edhe kërkesat specifike të secilit profil studenti mund të konkurrojë në:
- Shkollën e Magjistaturës për t'u bere gjyqtar ose prokuror në mbarim të Shkollës;
- Mund të konkurojë për të ndjekur shkollën e avokatisë, noterisë ose kualifikimit për noter, për t'u pajisur me licensen e avokatit, noterit ose përmbaruesit;
- Mund të konkurojë për të zënë pozicionin e juristit në degë të ndryshme të administratës shteterore, përfshirë edhe sektorin e marredhenieve me jashtë, ose të biznesit privat;
- Mund të konkurojë për t'u angazhuar në mësimdhenie, për të vazhduar kualifikimin pasuniversitar për programin e ciklit te trete-doktorature, brenda ose jashte vendit;
- Mund të angazhohet dhe të punësohet në çdo sektor ku kërkohen njohuritë e specialitetit të juristit.
“Kalimi në këtë program të ri ka avantazhin që i jep mundësinë studentit ta përfundojë dhe plotesojë në të njëjtin IAL, me të njëjtin staf akademik, me të njëjtën filozofi, synim dhe objektiv formimi profesional, gjithë ciklin e studimeve dhe gjithe kualifikimin e duhur per t'u angazhuar në profilet e lartpërmendura. Ka rëndësi të theksohet se ai del nga auditorët e universitetit me diplomën e masterit, që konsiderohet si diploma që përmbyll pjesën me substanciale të studimeve për juridik”, sqaron Dekani i Fakultetit të Shkencave Jurdike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Ksenofon Krisafi.
Në këtë mënyrë FSHJMN i UMSH, iu përshtatet më mirë dhe më natyrshëm zhvillimeve aktuale politike, sociale, ekonomike e juridike.
Ai përmbush kështu objektivin e vet strategjik, të konfigurimit të një fizionomie akademike, shkencore dhe organizative për të përballuar realitetet e reja me të cilat do të ballafaqohet Shqipëria sot ë në të ardhmen.
FAKULTETET
Fakulteti i Shkencave
Ekonomike
Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.
Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane
Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.
Fakulteti
i Informatikës
Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.
Fakulteti
i Shkencave Mjekësore
Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.
Disa numra të rëndësishëm
-
35+
Programe
-
150+
Profesorë
-
3500+
Studentë
-
85%
Punësim