
Të Reja
Kriza e Koronavirusit, Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë organizon konferencën shkencore
Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë organizoi Konferencën Shkencore me temë : Kriza e Koronavirusit Sfidat dhe efektet ekonomike dhe sociale të saj në (nivel global|) dhe Shqipëri, ccfarë do të ndodhë?. Më praninë e gjerë të ekspertëve të fushës, në këtë konferencë morën pjesë : Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, Kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Prof. Dr. Skënder Gjinushi, Rektori i Universiteti Mesdhetar Prof. Dr. Adrian Civici, Prof. Dr. Ksenofon Krisafi, Dekan i Fakultetit të Shkencave Juridike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare,Prof. As. Përparim Kabo, Dekan i Fakultetit të Shkencave Psikologjike, Sociale dhe Politike, Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë. Themeluesi i UMSH-së Akademik, Prof. Dr Anastas Angjeli në fjalën hapëse të konferencës vuri theksin se punimet e kësaj konference kanë si synim t’i japin përgjigjie një sërë pyetjesh të ngritura mbi pasojhat e krizës ekonomike si pasoje e Covit-19 në nivel global dhe Shqiperi. Në vijim ai prezantoi disa nga gjetjet kryesore të studimit që analizon elementet e perbashket dhe vecorite e politikave ekonomike në vendet të ndryshme të botës dhe ndalet ne menyre te vecante ne politiken ekonomike te qeverise Shqiptare. “Njëkohësisht studimi bën një krahasim të krizës aktuale me krizat e vitit 2008 dhe 2011 duke evidentuar instrumentat që ndikuan pozitivisht në krizat e kaluara dhe si ato mund te aplikohen ne krizen aktuale. Ai analizon, me ndihmen e modeleve makroekonomike, efektet e pritshme te politikave aktive të Qeverise shqiptare në tregun e konsumit, punësimit dhe kapitaleve. Krahason programet e rindertimit ekonomik me planet e financimit”, u shpreh Prf. Dr Anastas Angjeli. Themeluesi i Universiteti Mesdhetar theksoi se studimi jep gjithashtu rekomandimet përkatese si mund të përballemi me sfidat e krijuara dhe të kthehen pasojat e kësaj krize në mundësi të reja zhvillimi gjatë dhe në periudhën e postkrizës, për ekonomine e gjelbërt, kapërcimin e burokratizmit shtetëror, digjitalizimit te ekonomise. Katër janë konkluzionet kryesore të këtij studimi :
Ekonomia shqiptare për nga struktura e popullsisë, e llojit dhe modeleve të biznesit dhe shpërndarjes gjeografike të popullsisë, ka mundesi realtivisht të ulta për t’u prekur thella nga kriza aktuale e konomike.
Duke parë masën e ndikimit të politikave aktive të ndërhyrjes në ekonomi, strukturen e borxhit publik dhe nivelin e investimeve publike ka propabilitet të lartë që për kapërcimin e krizës të duhet një kohë e gjatë.
Duke parë stabilitetin politik, rajonin që e rrethon, sfidat e zhvillimit të qendrushëm, Shqipëria ka mundësi të vogla për kapërcimin e shpejtë të krizës.
“Të gjitha parashikimet e dhëna mbështeten në modele dhe kalkulime të tërthorta. Unë mendoj se po të zbatojmë protokollet që rekomandojnë organizatat ndërkombëtare për ekonomitë e vendit tonë dhe të shfrytezojmë praktikat innovative të vendeve të zhvilluar viti i ardhshem do te jete perseri me rritme positive te rritjes se ekonomise”, u shpreh Angjeli.
Ministrja e Financave dhe Ekonmisë Anila Denaj, përshëndeti punimet e konferencës. Ndonëse jo e pranishme fizikisht për shkak të një angazhimi tjetër, me anë të një fjale online ajo kërkoi kontributin e akademikëve dhe ekspertëve për t’i ardhur në ndihmë qeverisë në hartimin e politikave sa më efikase në menaxhimin e Krizës.
Kryetari i Akademisë së Shkëncave të Shqipërisë, Prof.Dr Skënder Gjinushi theksoi në fjalën e tij se kontributi i kërkimit shkencor veccanërisht në situata të tilla është domosdoshmëri, ndaj ai vlerësoi konferencën dhe punimet e saj në funksion të përpjekjes së përbashkët të të gjithë shoqërisë e gjithë institucioneve për të kapërcyer sfida të tilla. “Për të filluar shërimin dhe shëndoshjen e një ekonomie “të sëmurë rëndë nga efektet e coronavirusit”, por edhe nga plagë më të vjetra në kohë, siç është p.sh., efekti i tërmetit të 26 nëntorit të vitit të kaluar, apo dobësitë permanente strukturore, veprimi kryesor duhet të përqendrohet në “rritjen e shpenzimeve qeveritare dhe investimeve publike”, në favorizimin e konsumit, uljen e taksave, krijimin e një fondi të ri garancie për ekonominë, realizimin e një amnistie fiskale efikase”, u shpreh Rektori i Universitetit Mesdhetar Adrian Civici. Ndërkohë Dekani i Fakultetit të Shkencave Juridike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Ksenofon Krisafi,u shpreh se sfidar dhe efektet ekonomiko-sociale të krizës sëkoronavirusit, janë të lidhura ngushtë edhe me tëdrejtat dhe liritë themelore të njeriut. “Nga njëraanë pandemia ndikon në kufizimin Sfidat dhe efektet ekonomiko-sociale të krizës sëkoronavirusit, janë të lidhura ngushtë edhe me tëdrejtat dhe liritë themelore të njeriut. Nga njëra anë pandemia ndikon në kufizimin e tyre, por nga ana tjetër vetë kufizimi shoqërohet me pasoja tëndjeshme të karakterit ekonomik e social”, tha Krisafi. Dekani i Fakultetit të Shkencave Psikologjike, Sociale dhe Politike,Përparim Kabo u shpreh se shoqëria globale eshte perballë ndryshimesh të mëdha çka përfaqëfon sfida për gjeneratat e reja. Ato përmblidhen në formimin e filozofisë për kulturën digjitale në epokën që identifikohet si era e inteligjencës artificiale. “Sipërmarrja e atyre që njihen si milleniasit e rinj është një tipar i kudotakuar që zgjeron iniciative në treg”, tha Kabo.
FAKULTETET
Disa numra të rëndësishëm
-
35+
Programe
-
150+
Profesorë
-
3500+
Studentë
-
85%
Punësim