Home > Njoftime > Njoftime të përgjithshme

Universiteti Mesdhetar nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit me Digitalb

DigitAlb, nënshkroi sot një memorandum bashkëpunimi me Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë, në kuadër të shkëmbimeve akademike dhe profesionale midis dy intitucioneve.

Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes, në mjediset e UMSH, morën pjesë Rektori i UMSH - Prof.Dr. Adrian Civici, Administratori - ILir Hebovija dhe Drejtoresha e Programeve Master - Prof.Asoc.Dr. Orkida Ilollari, dhe nga DigitAlb, Drejtori Ekzekutiv, Altin Petre e përfaqësues të tjerë të stafit.

Nëpërmjet kësaj marrëveshjeje, Universitetit Mesdhetar i Shqipërisë do të ofrojë kualifikime të mëtejshme për zhvillimin e stafit të DigitAlb nëpërmjet programeve të studimit master si dhe trajnime të ndryshme.

Rektori i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, Prof. Dr. Adrian Civici e cilësoi shumë të rëndesishme këtë marrëveshje bashkëpunimi për shkëmbimin e eksperiencës midis stafit akademik dhe ekspertëve të DigitAlb, për organizimin e studimeve të përbashkëta ose studime tregu.

Në këtë takim u kërkua nga Drejtoresha e Programeve Master, Prof. Asoc.Dr Orkida ILollari, zhvillimi i leksioneve të hapura nga ekspertë të DigitAlb që të ofrojnë ekspertizën e tyre profesionale për studentët e UMSH, si dhe propozoi që stafi i DigitAlb të jetë pjesë e projekteve të përbashkëta me UMSH.

Nga ana tjetër  CEO i DigitAlb, Petre u shpreh rreth kërkimit të  talenteve të reja nga ana e biznesit si dhe të studenteve të cilët dalin nga universitet me njohuri jo vetë m teorike por edhe praktike.

FAKULTETET

Shkenca
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike synon t’i pajisë studentët me njohuritë themelore për formimin e tyre në fushën e financës, bankave, kontabilitetit, menaxhimit, informatikës, etj.

Shkenca Juridike dhe
Marrëdhënie Ndërkombëtare

Struktura e këtij fakulteti përfshin dy departamente të reja duke ndjekur modelet më të përparuara në shkencën e së drejtës, në ndarjen në dy blloqe monolitete, atë të së drejtës publike dhe asaj private.

Shkenca Psikologjike,
Sociale dhe Politike

Struktura e këtij fakulteti përfshin dy departamente të reja duke ndjekur modelet më të përparuara në shkencën e së drejtës, në ndarjen në dy blloqe monolitete, atë të së drejtës publike dhe asaj private.

Disa numra
të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim