Home > Njoftime > Njoftime të përgjithshme

Nënshkruhet marrëveshja, Universiteti Mesdhetar diploma të dyfishta me Universitetin e Ukrainës

Diploma të dyfishta nga Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë dhe Universiteti më i madh shtetëror i Ukrainës në degën e marrëdhënieve ndërkombëtare, shkencave ekonomike dhe juridike.  Ky do të jetë objekti kryesor i marrëveshjes së re që u nënshkrua sot në ambientet e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë. Në kuadër të thellimit të bashkëpunimit mes dy universiteteve, drejtuesit e UMSH pritën sot një delegacion të kryesuar  nga rektori Maksim Liutski. Themeluesi i Universitetit Mesdhetar, Anastas Angjeli, vlerësoi marrëveshjen e re duke e cilësuar si një hap mjaft pozitiv për hapjen dhe ndërkombëtarizimin e mëtejshëm të UMSH, duke ofruar kështu më shumë mundësi për studentët. Diplomat e dyfishta universitare, sipas tij u mundësojnë të rinjve të përqafojnë më shpejt risitë dhe zhvillimet e reja të fushave të ndryshme sipas kurrikulave bashkëkohore. Rektori i UMSH, Adrian Civici në fjalën e tij, theksoi se vlera e kësaj marrëveshjeje është transferimi dhe shkëmbimi i dijeve veçanërisht në fushën e teknologjisë, informatikës por edhe marrëdhënieve ndërkombëtare. Duke vlerësuar reputacionin e Universitetit të Kievit, ai u shpreh se bashkëpunimi do të jetë i frytshëm. Rektori i Universitetit Kombëtar të Aviacionit në Kiev, Maksim Liutksi shprehu gadishmërinë për të ofruar ekspertizë, jo vetëm në 3 fushat ku do të aplikohen diplomat e dyfishta, por edhe në fusha të tjera ku Universiteti që drejton ka eksperiencë shumë vjecare. Dy Universitetet do të bashkëpunojnë në vijim edhe për shkëmbimin e stafit akademik dhe studentëve, organizimi dhe implementimi i projekteve të përbashkëta dhe shkëmbimi i informacioneve në fushën e kërkimit shkencor. Nga ana tjetër, do të bashkëpunohet për shkëmbimin e publikimeve të ndryshme si dhe organizimin e aktiviteteve të përbashkëta, seminaret e konferencat.

FAKULTETET

Shkenca
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike synon t’i pajisë studentët me njohuritë themelore për formimin e tyre në fushën e financës, bankave, kontabilitetit, menaxhimit, informatikës, etj.

Shkenca Juridike dhe
Marrëdhënie Ndërkombëtare

Struktura e këtij fakulteti përfshin dy departamente të reja duke ndjekur modelet më të përparuara në shkencën e së drejtës, në ndarjen në dy blloqe monolitete, atë të së drejtës publike dhe asaj private.

Shkenca Psikologjike,
Sociale dhe Politike

Struktura e këtij fakulteti përfshin dy departamente të reja duke ndjekur modelet më të përparuara në shkencën e së drejtës, në ndarjen në dy blloqe monolitete, atë të së drejtës publike dhe asaj private.

Disa numra
të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim