Home > Të reja > Aktivitete > Aktivitete 2022

Masteri i ri në UMSH, zhvillohet leksioni i hapur “Projektet e BE-së, aplikimi, menaxhimi dhe auditimi i tyre”

Departamenti i Administratës Publike dhe Formimit Bazë në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë, në kuadrin e leksioneve të hapura për studentët e masterit profesional “ Hartim dhe Menaxhim Projektesh” mirëpriti në një leksion të hapur Znj. Dafina Beqiri, me një eksperiencë të gjatë në menaxhim projektesh dhe aktualisht drejtuese pranë Western Balkans Fund (Zyra Rajonale në Shqipëri).
Leksioni me temë “Projektet e BE-se, aplikimi, menaxhimi dhe auditimi i tyre” u zhvillua edhe me prezencën e pedagogëve dhe studenteve të masterit profesional “Auditim”.
Afrimi i Shqipërisë me BE-në dhe thithja e fondeve europiane e bën menaxherin e projekteve profesionin më të kërkuar në sektorin publik dhe privat. Duke parë trendin global dhe nevojat kombëtare Masteri Prorfesional në Hartim dhe Menaxhim Projektesh është hartuar për t'i siguruar studentëve njohuritë e nevojshme për të planifikuar, zbatuar dhe menaxhuar me sukses projekte. Menaxhimi i projekteve në institucione shtetërore, sipërmarrje dhe organizata jofitimprurese është tashmë një kusht për avancimin e suksesshëm në karrierë dhe drejtimin efektiv të çdo iniciative apo sipërmarrjeje.

FAKULTETET

Fakulteti i Shkencave
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane

Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Fakulteti
i Informatikës

Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.

Fakulteti
i Shkencave Mjekësore

Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim