
Të Reja
Home > Të reja > Aktivitete > Aktivitete 2019
Çelet në UMSH shkolla dimërore 'Informim dhe Privatësi'
Universiteti Mesdhetar, Marrëveshje bashkëpunimi me Komisionerin për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale
Çelet shkolla dimërore “Informim dhe Privatësi”, për studentët dhe stafin akademik. Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë, nënshkroi sot marrëveshjen e bashkëpunimit ndërinstitucional me Komisionerin për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, përfaqësuar nga Komisioneri, z. Besnik Dervishi.
Marrëveshja ka për qëllim bashkëpunimin e ndërsjelltë në zbatimin e standardeve më të larta në fushën e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut. Sipas saj palët angazhohen edhe në hapjen dhe në organizimin e Shkollës për aftësimin e studentëve dhe stafit akademik e administrativ, në marrjen e njohurive mbi të drejtën e informimit dhe mbrojtjen e të dhënave personale. ”Nënshkrimi i kësaj marrëveshje, ka një rëndësi të veçantë për studentët e Universitetit tonë, sepse shpresohet që nëpërmjet saj do të hapen më shumë mundësi që ata të marrin njohuri të kualifikuara mbi legjislacionin në fuqi për të drejtën e informimit dhe mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe të njihen me raste konkrete të praktikës në këto”, u shpreh gjatë ceremonisë, themeluesi i Universitetit Mesdhetar, Prof. Anastas Angjeli.
Sipas tij, të dyja palët priren nga dëshira e mirë për të konsoliduar bashkëpunimin midis tyre në drejtime konkrete, për të siguruar të ardhmen e një brezi të ri të mbrojtur dhe të mirëinformuar për të drejtat e tyre. Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtes së të Dhënave Personale z. Besnik Dervishi, u shpreh se, njohja e legjislacionit të të dy këtyre fushave ,privatësia dhe e drejta e informimit, nëpërmjet bashkëpunimit me institucionet e arsimit të lartë është mjaft e rëndësishme. “Zyra e Komisionerit po e konsolidon këtë traditë me disa Universitete në vend, me synimin për të nxitur edukimin shoqëror në respektimin e të drejtave themelore të njeriut”, tha zoti Dervishi.
Marrëveshja e firmosur përfshin komponentë të tillë të rëndësishëm si respektimi dhe ruajtja e privatësisë dhe mbrojtja e të dhënave personale, respektimi i të drejtës për informim për dokumentat zyrtare, zbatimi i procedurave më të mira për shkëmbimin e ndërsjellë të informacionit etj.Ato janë objekt veprimtarie për Zyrën e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, por janë njëkohësisht edhe pjesë e kurrikulave mësimore në disa nga degët e fakulteteve të Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë.
FAKULTETET
Fakulteti i Shkencave
Ekonomike
Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.
Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane
Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.
Fakulteti
i Informatikës
Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.
Fakulteti
i Shkencave Mjekësore
Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.
Disa numra të rëndësishëm
-
35+
Programe
-
150+
Profesorë
-
3500+
Studentë
-
85%
Punësim