
Të Reja
Hapet Fakulteti i shkencave Mjekësore, Studentët e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë praktika profesionale në Gjermani



Studentët e Fakultetit të Shkencave Mjekësore të Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, do të kryejnë praktikat profesionale në Gjermani. Falë marrëveshjes të nënshkruar sot, me Akademinë e Trajnimit dhe Edukimit “Auxila”, Universiteti Mesdhetar do i japë mundësinë të gjithë studentëve që do të pranohen në degën e Infermierisë, Fizoterapisë dhe Teknik laboratori, të kryejnë përvecc praktikës edhe kursin e gjuhës gjermane. Marrëveshja u firmos nga Rektori i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë , Adrian Civici dhe Drejtori i Akademisë “Auxila”, Jurgen Debus. “Është një mundësi e shkëlqyer për ti dhënë studentëve tanë një formim europian duke i aftësuar edhe më shumë për tregun ndërkombëtar të punës. Hapja e fakultetit të Shkencave Mjekësore është një sfidë shumë e madhe për Universitetin Mesdhetar , jo vetëm për rëndësinë që ka kjo fushë që lidhet drejtpërdrejt me kujdesin shëndetësor, por edhe për kërkesën në rritje të të rinjve që duan te ndjekin studimet në këto fusha”, u shpreh rektori i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, Adrian Civici. Drejtori i Akademisë së trajnimit dhe Edukimit “Auxila”, gjithashtu e cilësoi këtë bashkëpunim si mjaft të rëndësishëm. “Në këto praktika ne i mësojmë studentët shqiptarë me gjithë filozofinë e jetesës dhe punës në Gjermani në këto fusha mjaft të rëndësishme ”, u shpreh Debus. Një tjetër pikë e marrëveshjes së firmosur është edhe bashkëpunimi në projekte të përbashkëta të financuara nga Bashkimi Europian si dhe organizimi i konferencave të përbashkëta. Gjithashtu akademia gjermane do të mundësojë për Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë, materialet e nevojshme mjekësore të nevojshme për studentët.
FAKULTETET
Fakulteti i Shkencave
Ekonomike
Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.
Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane
Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.
Fakulteti
i Informatikës
Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.
Fakulteti
i Shkencave Mjekësore
Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.
Disa numra të rëndësishëm
-
35+
Programe
-
150+
Profesorë
-
3500+
Studentë
-
85%
Punësim