Home > Të reja > Aktivitete > Aktivitete 2023

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë organizon konferencën e parë shkencore nga studentët. Plot 35 punime shkencore u prezantuan nga studentët e Fakultetit të Drejtësisë dhe Shkencave Humane

U zhvillua në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë, konferenca  shkencore e studentëve, e para e këtyre përmasave në UMSH. Mbi 35 studentë të Fakultetit të Drejtësisë dhe Shkencave humane, prezantuan punimet e tyre shkencore mbi tematika të caktuara aktuale.  Qëllimi i kësaj konference,  ishte nxitja e   kreativitetit, inovacionit dhe kërkimit shkencor mes studentëve të UMSH. Rektori i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, e cilësoi këtë konferencë  një gur themeli  me besimin e plotë se në të ardhmen aktivitete të tilla do të kthehen në traditë për studentët e UMSH-së. “Dua të theksoj faktin se duke parë punimet shkencore të studentëve, duket qartë se gama e tematikave është sa e gjerë aq edhe aktuale, problematikë kombëtare po kaq dhe ndërkombëtare për çështje nga më të rëndësishmet në shkencat jurdike, sociale, poltike dhe marrëdhënie ndërkombëtare. Angazhimi i studentëve mbi këto çështje madhore, e bën edhe më të madh vlerësimin për të mos qenë formalë por me qasje sa më shumë praktike dhe zgjidhje të ofruara”, u shpreh rektori Civici. Dekani i Fakultetit të Drejtësisë dhe Shkencave Humane Ksenofon Kristafi,  shprehu falenderime të veçanta për studentët dhe stafin akademik të kësaj konference. “Të gjitha punimet shkencore që do të prezantohen këtu janë rezultat i përkushtimit, vullnetit dhe përpjekjeve të palodhura disa mujore të studentëve tanë. Ata kanë punuar me pasion dhe dëshirë për të zbuluar zgjidhje inovative për sfidat që na rrethojnë”, u shpreh Dekani i Fakultetit të Drejtësisë dhe Shkencave Humane, Ksenofon Kristafi. Zv Rektorja, Nevila Rama theksoi se kjo konferencë lidhet edhe 9 majin ditën e Europës, duke e cilësuar si një organizim shumë të rëndësishëm të Universitetit Mesdhetar. Redi Shehu, përfaqësues i ALUMNI të Universitetit Mesdhetar, si ish student vlerësoi konferencën duke theksuar se inciativa të tilla forcojnë rolin e studentëve brenda një institucioni të arsimit të lartë. Ai shprehu gjithashtu vlerësimet për stafin akademik që është gjithnjë në krahj të studentëve në UMSH. E pranishme në panel ishte edhe Mimoza Halimi, Anëtare e Bordit të Punës, e cila gjithashtu përgëzoi studentët për pumimet e tyre, duke theksuar se punime të tilla shkencore janë vlerë e shtuar për të ardhmen e këtyre studentëve. Konferenca  bëri të mundur krijimin e  një mjedisi ku studentët shprehin ide të reja,  diskutojnë sfidat e mëdha të botës së sotme dhe  gjejnë mënyra për t'i adresuar ato, çka mbetet një nga prioritetet e përditshme të Universitetit Mesdhetar.

FAKULTETET

Fakulteti i Shkencave
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane

Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Fakulteti
i Informatikës

Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.

Fakulteti
i Shkencave Mjekësore

Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim