
Të Reja
Home > Të reja > Aktivitete > Aktivitete 2019
Java e librit në UMSH starton me diskutimin shkencor për librin 'Paraja, Bankat dhe Shoqëria'
Java e librit e cila organizohet me rastin e 10 vjetorit të Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, startoi dje. Një diskutim shkencor për librin e dy profesorëve të nderuar, Prof.Dr Aristotel Pano dhe Akademik Prof.Dr Anastas Angjeli, “Paraja, Bankat dhe Shoqëria”, bashkoi pedagogë të fushës së ekonomisë, studentë e të ftuar të tjerë. Përmes këtij diksutimi, u analizuan vlerat e punimit jo vetëm për profesionistët e fushës, por edhe për studentët e qytetarët.
Diksutimi përcolli një frymë sa profesionale aq edhe miqësore i konceptuar ndryshe, në një mjedis të dashur për librin si “Unur art lounge”, ku eskpertët e fushës u ndjenë të lirë të diskutojnë qetësisht dhe me argumenta të zgjeruar. Gjuha e thjeshtë dhe e kuptueshme e përdorur në libër, mundëson një informacion të munguar më parë për këdo. “Debatet për paranë, politikën monentare, sistemin bankar dhe monedhën janë debate të vazhdueshme që i kanë shpërbyer zhvilimit të mëtejshëm të shoqërisë dhe vetë institucioneve”, u shpreh një nga autorët e libritn Akademik, Prof- Doktor Anastas Angjeli.
I ftuar në këtë diskutim shkencor, libri u vlerësua nga një prej ekspertëve me të njohur të ekonomisë, Ardian Civici i cili u shpreh se “udhëtimi” në faqet e këtij libri është realist i pasur dhe i argumentuar, historik dhe shkencor, informues dhe i dobishëm, me bazë të fortë për fushën, temën dhe çështjet që trajton. “Ky libër vjen për lexuesit si një domosdoshmëri e kërkuar nga zhvillimet dhe ngjarjet ekonomike që e kanë dominuar ekonominë botërore këto 10 vitet e fundit, mbas krizës financiare globale”, u shpreh Civici. Në diskutimin e tij, pedagogu i Fakultetit të Ekonomisë, Tonin Kola nënvizoi vlerën që ka shpjegimi kronologjik për historinë e sistemeve monetare.
“Ky libër përvecse një analizë e rrallë, një literaturë e munguar në Shqipëri, është një libër nga i cili gjithkush mëson qartë se zhvillimi i një shoqërie kërkon zhvillimin e sistemeve monetare dhe anasjelltas. Është një libër të cilin pasi e lexon me kuriozitet dëshiron t’i rikthehesh. Jam i bindur që do të jetë një ndihmë e rrallë për studiuesit, studentët dhe të gjithë ata që do ta kenë në duar”, u shpreh për librin Tonin Kola. Dekani i Fakultetit të Ekonomisë në UMSH, Alqi Naqellari bëri një analizë edhe më të detajuar të librit duke theksuar se libri është ndërtuar mbi një strukturë të saktë e të ligjikshme duke shtjelluar edhe më në brendi vlerat e tij.
FAKULTETET
Shkenca
Ekonomike
Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.
Shkenca Juridike dhe
Marrëdhënie Ndërkombëtare
Fakulteti i Shkencave Juridike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare përgatit juristët dhe diplomatët e së ardhmes si specialistë të këtyre fushave, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.
Shkenca Psikologjike,
Sociale dhe Politike
Fakulteti i Shkencave Psikologjike, Sociale dhe Politike përgatit politologët, psikologët, analistët dhe funksionarët publikë me shprehitë praktike që i duhen një specialisti për të përballuar me sukses sfidat e mëdha të epokës në zhvillimin e kapaciteteve të institucioneve dhe modernizimin e tyre.
Disa numra të rëndësishëm
-
35+
Programe
-
150+
Profesorë
-
3500+
Studentë
-
85%
Punësim