Home > Të reja > Aktivitete > Aktivitete 2019

Java e librit në UMSH, promovohet 'Për një filozofi ndryshe' nga Servet Pëllumbi

Në kuadër të javës së promovimit të librit, me rastin e 10 vjetorit të Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, u zhvillua sot diskutimi shkencor për librin “Për një filozofi ndryshe”, të autorit, Prof. Dr. Servet Pëllumbi.

Themeluesi i Universitetit Mesdhetar, Akademik, Prof .Dr Anastas Angjeli  mirëpriti panelin me  recenzentët duke vlerësuar librin si dhe duke njohur kontributin 50-vjeçar të Pr.Dr Servet Pëllumbit në fushën e filozofisë dhe politikës. Recenzentët Skënder Demaliaj, Lekë Sokoli, Ilir Gëdeshi, Aida Goge, Edon Qezari shprehën pikëpamjet e tyre mbi punimin “Për një filozofi ndryshe”.

Ata e cilësuan si vepër shteruese, pasi përmbyll të gjitha çështjet për të cilat autori ka referuar në 50 vite punë  akademike dhe shkencore. Vetëë autori u shpreh se qëllimi i këtij libri që në koncept, ka qenë qe gjithcka të lihet e hapur për gjykim nga kritika dhe opinioni i lexuesit. Nga ana tjetër ai theksoi se vepra në thelbin e vet është kritike e me theks metodologjik te spikatur për të ndjerë nervin e kohës. Ajo vjen si një sfidë për të riemëruar shumë nga çështjet  koncepet dhe idetë e rrënjosura në filozofinë klasike.

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë  gjatë gjithë kësaj jave do të zhvillojë diskutime shkencore dhe promovime librash të disa autorëve të njohur kryesisht ekspertë të fushës së eknomisë, filozofisë, politikës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare. Të gjitha këto aktivitete dhe shumë lekskione të hapura nga lektorë vendas e të huaj organizohen me rastin e 10 vjetorit të UMSH. 

FAKULTETET

Fakulteti i Shkencave
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane

Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Fakulteti
i Informatikës

Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.

Fakulteti
i Shkencave Mjekësore

Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim