Home > Të reja > Aktivitete > Aktivitete 2019

Konferenca Ndërkombëtare 'Migrimi, Diaspora dhe Zhvillimi në Shqipëri e në Ballkanin Perëndimor'

Universiteti Mesdhetar organizoi sot konferencën Ndërkombëtare "Migrimi, Diaspora dhe Zhvillimi në Shqipëri e në Ballkanin Perëndimor". Kjo konference u organizua në bashkëpunim Qendrën për Studime Ekonomike dhe Sociale, me pjesëmarrjen e Ministrit të Shtetit për Diasporën z. Pandeli Majko.

Në këtë konferencë e cila do të vazhdojë edhe nesër,po diskutohet në një panel ekspertësh mbi diasporën shkencore e cila është ndër potencialet më të mëdha që ka Shqipëria dhe rolin e saj në zhvillimin ekonomik të vendit. ”Hapi i parë i politikes së re të integrimit të emigracionit dhe diasporës në ecurinë e zhvillimit të vendit është forma e re e komonikimit me ta. Sot ne duhet të  luftojmë që ata të jenë në qendër të politikës tonë, të kenë interes aktiv për të, duke i njohur dhe na njohur, duke ndikuar që ne të permiresohemi”, u shpreh themeluesi i Universitetit Mesdhetar, Anastas Angjeli. Ai theksoi se këto lidhje nuk do të bëhen vetem nga rrugët tradicionale të diplomacisë shqiptare, por dhe me mënyra të tjera.

“Ne duhet të  gjejmë forma të reja që të ndodhemi pranë tyre. Komunikimi jonë duhet të jet ë mbi të gjitha shpirt ëror dhe duhet të synoje në radhe të parë të rrisë dhe të forcoj ë komunikimin midis tyre, shkëmbimin e eksperiencave  dhe ruajtjen e indentitetit kombëtar. Per ne emigrantet dhe diaspora janë pjese e pandarë e shpirtit shqiptar janë pasqyra jonë në botë janë pjesë e pandarë e historisë kombëtare”, u shpreh Profesor  Angjeli në hapje të konferencës. Ministri i shteti Sfida e shoqërisë sonë është si të bëjmë paqe me të veccantën e “Migracionit” dhe ta ngremë atë në nivelin e një virtyti. “Shoqëritë e rajonit tonë, ende të paintegruara në Bashkimin Europian, i bashkon një cilësi e përbashkët.

Ato, pavarësisht zhvillimeve social - politike, janë ende shoqëri jo-evolutive. Shumë të rinj vendosin të largohen nga vendlindjet, si pasojë e reflektimit se në shoqëritë ku jetojnë nuk gjejnë raport me mundësinë dhe suksesin. Aktualisht politika ka rihapur diskutimin për votimin e migrantëve e cila do të sjellë “tronditje” pozitive në drejtim të ndërtimit të politikave funksionale.  Kjo temë ka për hapur mjaft të tjera ku padyshim rëndësi të vecantë ka procesi i rregjistrimit të migrantëve, i cili do të kërkojë forma veprimi të reja që nga implementimi i reformës së rregjistrit civil, tek rregjistrimi i migranteve dhe i adresës së tyre jashtë vendit i cili duhet të jetë i detyrueshëm”, u shpreh Ministri i  Shtetit për Diasporën.

FAKULTETET

Fakulteti i Shkencave
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane

Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Fakulteti
i Informatikës

Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.

Fakulteti
i Shkencave Mjekësore

Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim