Home > Të reja > Aktivitete > Aktivitete 2019

UMSH i akordon titullin 'Doktor Honoris Causa', ish Zv. Kryeministrit të Greqisë, Theodhoros Pangallos

Mesazhi i Pangallos në Tiranë: Të drejtat e njeriut  janë fuqi për pakicat

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë i akordoi  sot,  titullin “Doktor Honoris Causa” z. Theodhoros Pangallos me motivacionin:“ Për kontribut të shquar në zhvillimet e proceseve demokratike dhe perspektivën europiane të Greqisë, mbështetjes për Shqipërinë në avancimin e proceseve demokratike dhe perspektivës së saj europiane dhe mbarëvajtjen e marrëdhënieve të bashkëpunimit dhe të mirëkuptimit ndërmjet dy vendeve dhe dy popujve tanë ”.

Presidenti i nderit i Akademik Prof. Dr. Anastas Angjeli, gjatë ceremonisë së organizuar për dhënien e këtij titulli, u shpreh se Theodhoros Pangalos është pa dyshim mishërimi i qytetarit dhe intelektualit të angazhuar që jep betejat e tij të përditshme për barazi dhe drejtësi sociale. Për një shoqëri më të drejtë, më të hapur, më multikulturore më progresiste dhe solidare.

Njëkohësisht është dhe mishërimi i qenies politike, që nuk ndryshon bindjet dhe kozmoteorinë  e tij në momentin që gjendet në pozicione drejtuese.” Shpreh mirënjohjen e thellë për kontributin e shquar të Theodoros Pangallos dhe me bindje të plotë them se jo vetëm vendi ynë ka nevojë për miq dhe mbështetës të tillë në Europë, por edhe vetë Europa ka nevojë për intelektualë të tillë që punojnë dhe veprojë pa rreshtur për ta bërë rajonin tonë dhe njëkohësisht Europën një hapësirë të përbashëkët të kulturës, prosperitetit, bashkëpunimit dhe solidaritetit”, u shpreh Akademik Prof. Dr. Anastas Angjeli.

Ish Zv. Kryeministri i Greqisë z. Theodhoros Pangallos, pas akordimit të këtij titulli dha një mesazh për të gjithë të pranishmit në ceremoni. “Mos lejoni askënd t’ju mohojë të drejtën e fjalës, sado që të përpiqet t’ju thotë se këtë e bën në emër të një ideje apo një ideje tjetër. Dhe mos harroni se të drejtat e njeriut nuk janë bërë për shumicat, janë fuqi dhe duhet të veprojnë për pakicat”, u shpreh Pangallos.

FAKULTETET

Fakulteti i Shkencave
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane

Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Fakulteti
i Informatikës

Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.

Fakulteti
i Shkencave Mjekësore

Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim