Home > Të reja > Njoftime

Konferenca 'Politika e SHBA në Ballkanin Perëndimor'

Qëllimi i kësaj Konference është trajtimi shkencor i ridimensionimit të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe të politikës së jashtme në kontekstin e një sistemi ndërkombëtar gjithmonë e më shumë dinamik nga perspektiva e teorive të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe studimeve të sigurisë. Fokusi i kësaj konference është politika e jashtme e SHBA-ve për rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Konferenca synon të bashkojë në një tryezë debati komunitetin akademik dhe kërkues të rinj si dhe
politikanë të lartë të rajonit dhe kontribues në politikbërje, për shkëmbimin e ideve dhe divulgimin e
punës së tyre kërkimore shkencore për politikën e jashtme të SHBA-ve karshi rajonit, por edhe të
gjitha aspektet e tjera të fushave ndërdisiplinare si marrëdhëniet ndërkombëtare, studimet
diplomatike, studimet historike, studimet ne fushën e të drejtës ndërkombëtare dhe studimet
ekonomike dhe politike.

Konferenca do të shërbejë për të gjithë pjesëmarrësit si një platformë për ndërlidhje, shkëmbim idesh dhe ballafaqim të punës kërkimore në një komunitet të specializuar në studimet ndërkombëtare. Konferenca nxit debatin për zhvillimet aktuale në arenën ndërkombëtare, ide, qasje dhe teori të reja, shqetësime dhe sfida në lëminë e marrëdhënieve ndërkombëtare.

28-10-2019
Ora 10:30
Vendi: HOTEL TIRANA INTERNATIONAL Tiranë

29-10-2019
Ora 09:30
Vendi: Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë, Tiranë

Për më shumë informacion shkarkoni PDF-në bashkëngjitur.

Dokumenta bashkëngjitur

FAKULTETET

Fakulteti i Shkencave
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane

Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Fakulteti
i Informatikës

Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.

Fakulteti
i Shkencave Mjekësore

Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim