Home > News > Events > Events 2017

Edukimi financiar, Universiteti Mesdhetar marrëveshje për praktikat mësimore të studentëve me Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare

 

    

Praktika mësimore për studentët e Universitetit Mesdhetar pranë Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shkembim eksperiencash ndërinstitucionale dhe informacionin e nevojshëm për të rritur nivelin e edukimit financiar. Këto janë disa nga pikat kryesore të marrëveshjes që UMSH nënshkroi sot mes AMSH. Kjo marrëveshje u firmos Rektori i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, Z. Nexhmi Dumani, dhe Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i AMF-së, Z. Ervin Koçi në prani të presidentit të UMSH-së, Prof. Dr. Anastas Angjeli.
Themeluesi i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, Z. Anastas Angjeli tu shpreh se marrëveshja do të shërbejë jo thjesht për të shkëmbyer eksperienca, por edhe për të përfituar praktikë mësimore nga studentët pranë AMF-së. “Marrëveshja ka në thelb shkëmbimin e informacionit, zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta, konferencave, për rolin e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, që do të sjellë përfitime reciproke, si për stafin e universitetit, studentët dhe pedagogët, ashtu edhe për vetë Autoritetin me qëllim rritjen e informacionit financiar”, u shpreh profesor Angjeli.
Në fjalën e rastit, Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i AMF-së, Z. Ervin Koçi theksoi se Autoriteti ka marrë një iniciativë për të rritur edukimin financiar duke e nisur këtë me studentët si një nga target grupet më të rëndësishme në zhvillimin e vendit. “Qëllimi ynë është që të rinjtë të njohin Autoritetin, tregjet që ai mbikëqyr, në mënyrë që më pas t’i përdorin njohuritë e tyre për zhvillimin e mëtejshëm të vendit, duke qënë aktorë të rëndësishëm të tregjeve financiare”, tha z. Koçi.
Më herët, përfaqësuesit e Autoritetit të Mbikëqyrjes financiare zhvilluan një takim informues me studentët e Fakultetit të Shkencave Ekonomike në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë, në vijim të zbatimit të Strategjisë për “Rritjen e besimit të konsumatorit/investitorit në tregjet financiare nën mbikëqyrje”. Aktiviteti synonte rritjen e njohurive dhe edukimin financiar të të rinjve për Autoritetin, fushën e tij të veprimtarisë dhe tregjet financiare nën mbikëqyrje.

FACULTIES

Faculty of Economic Sciences

The Faculty of Economic Sciences prepares young economists with fundamental theoretical concepts in economics, finance, accounting, business, law, as well as the essential practical skills required for economists, managers, financiers, bankers, accountants.

Faculty of Law and Human Sciences

The Faculty of Law and Human Sciences prepares individuals for careers as lawyers, political scientists, diplomats, and communication specialists. It provides them with the necessary theoretical foundation and practical knowledge to effectively navigate the challenges of the justice system and international relations within the country.

Faculty of Informatics

The Faculty of Informatics, both physically and virtually, is dedicated to the latest advancements in computer science, systems, and development technologies. In an era of rapid technological progress, the academic curriculum keeps pace with the support of highly qualified faculty members. Teachers and students collaborate on joint projects, pooling their efforts to achieve outstanding results.

Faculty of Medical Sciences

The Faculty of Medical Sciences is an ambitious endeavor of MUA aimed at enhancing the country's medical capabilities. As with every step taken towards achieving excellence, MUA has enlisted the expertise of renowned professors in the relevant fields for the new faculty. By designing programs aligned with the best practices in Europe, MUA ensures the present and future safety of its students.

Some important numbers

  • 35+

    Programmes

  • 150+

    Professors

  • 3500+

    Students

  • 85%

    Employment