Home > Të reja > Aktivitete > Aktivitete 2022

Zhvillohet Forumi përkujtimor në nderim të figurës së shkencëtarit Aristotel Pano, Bibloteka e Universitetit Mesdhetar merr emrin e akademikut dhe profesorit të nderuar

U zhvillua sot në ambientet e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, Forumi përkujtimor në nderim te profesorit,  dijetarit një nga ekonomistët më të  shquar në vend Akademik, Prof. Dr Aristotel Pano. Në një panel miqsh, figura e Profesor Panos u vlerësua duke nënvizuar sidomos pikëpamjet në aspektin shkencor e kritik, për më shumë se 50 vite duke dhënë kontribut me shumë vlerë.  Duke e cilësuar si një emër referencial në historinë e shkëncës shqiptare në këtë fushë, një shkenctar të rrallë, themeluesi i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, çmoi gjatë këtij Forumi jo vetëm miqësinë shumë vjeçare me profesorin e njohur, por edhe vizionin e tij për të parashikuar ndryshimet rrënjësore që po ndodhin në fushën e ekonomisë vitet e fundit me hapa shumë të shpejtë. “Në vitin 2019 Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë i akordoi titullin Honoris Causa, Prof Aristotel Panos, dhe ceremonia që ne kishim planifikuar do të bëhej në fakt në Greqi, ku prof. Pano jetonte vitet e fundit, pasi ishte i pamundur të vinte shpesh në Shqipëri. Pandemia nuk e bëri të mundur organizimin e asaj ceremnie dhe ne sot po e zhvillojmë këtu duke ia dhënë këtë vlerësim, djalit të tij Nikos që ta keni në familjen tuaj, në respekt të Prof. Panos, mikut të vyer dhe profesorit tonë”, u shpreh themeluesi i UMSH-së, Anastas Angjeli. Ai theksoi se Prof. Pano  se bashku me disa personalitete të tjera të shquara kanë hedhur vërtet themelet në fushën e ekonomisë së Shqipërisë, çka është vlera e tyre më e madhe. Për 25 vite Profesor Aristotel Pano ka qenë pedagog në fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës.  Prof. Dr, Dhori Kule, përfaqësues i këtij fakulteti u shpreh se  Prof. Aristotel Pano,  ka qenë një model veç të tjerash në pedagogji. “Ora e mësimit e menaxhuar me mjeshtëri nga një dijetar nga i cili çdo student kishte çfarë të mësonte. Profesor Pano ka ardhur 23 vjeç në vitin 1956 në fakultetin e Ekonomisë duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm. Kur shoh historikun e Universitetit të Tiranës,jo vetëm për vitet që ka qenë si pedagog, por realisht prof Aristoteli ka qenë i veçantë. Me një thjeshtësi me studentët e kolegët. Me një mënyrë komunikimi të jashtëzakonshme të shpjegimit”, tha Kule. Ai shtoi se Profesor, Pano është nga ata figura të shquara që është vlerësuar duke dhënë edhe një mesazh të domosdoshëm  për mënyrën sesi duhet të punojnë të gjithë.  “Simbole të tilla si prof. Aristoteli, janë personalitete të cilat duhen ndjekur si shembull nga të gjithë,për mënyrën si duhet të punohet në fushën e arsimit të lartë”, u shpreh prof Kule. Prof, Përparim Kabo gjithashtu vlerësoi figurën e Aristotel Panos duke theksuar se kritika e profesor Panos ishte e niveleve të tilla sa të drejton jo vetëm tek ekonomisti, por tek filozofi i lartë. Djali i Prof. Aristotel Panos, Prof. Niko Pano, një nga pedagogët më të pwrgatitur të Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, me të njëjtën thjeshtësi të së atit shprehu falenderimet më të sinqerta, duke kujtuar edhe pasionin e të babait të tij për pëkrthimin, duke përcjellë edhe një dimension tjetër të shkencëtarit. Në fund të këtij forumi, u përurua edhe emri i ri i Biblotekës së Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, e cila do të quhet nga sot Biblotheka “Aristotel Pano”.

FAKULTETET

Fakulteti i Shkencave
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane

Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Fakulteti
i Informatikës

Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.

Fakulteti
i Shkencave Mjekësore

Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim