Home > Aktivitete > Aktivitete 2019

Projekti ADRION Future 4.0 - Zhvillohet ne Universitetin Mesdhetar takimi i dytë me fokus grupet dhe partnerët

U zhvillua në ambientet e Universitetit Mesdhetar të Shqipërissë, Takimi i II-të i Fokus Grupit në kuadër të projektit “Adrion Future 4.0” . Në këtë aktivitet, morën pjesë 20 biznese të fushës, profesorë të Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, Universitetit të Durrësit e Vlorë të cilët kanë inxhinerinë Navale dhe Transportin Detar , pjesë të kurrikulave. Takimi u moderua nga Nevila Xhindi, drejtuese e Zyrës së Projekteve në UMSH.

Rektori i Universiteti Mesdhetar të Shqipërisë, Akademik, Prof. Dr. Gudar Beqiraj përshëndeti këtë aktvitet duke vlerësuar projektin i cili ka në fokus punësimin e të rinjve nëpërmejet mbështetjes në institucionet rajonale dhe kombëtare të vendeve pjesëmarrëse si Italia, Kroacia, Greqia dhe Shqipëria, për të kuptuar ndikimin e megatrendeve teknologjike në industrite klasike. Në veçanti fusha e studimit të ketij projekti përfshin industrinë e transportit detar dhe ka per qëllim që përmes aplikimit të disa skemave të suksesshme të ndihmojë në hartimin e një modeli të përshtatshëm të industrisë 4.0.

Pritshmeritë janë që ky model të kontribuojë për të realizuar Planet Lokale të Veprimit në industrinë e transportit detar (dhe ne sherbimet plotesuese te tij) ne nivel kombëtar dhe rajonal, permes modernizimit të teknologjisë dhe në bashkepunim me kompanitë dhe palët e interesuara. Nisur nga ky këndvështrim projekti pritet të japë një kontribut në zhvillimin e degeve të industrisë ne vend dhe të paraprijë përgatitjsn e të punësuarve të ardhshëm me aftesitë dhe njohuritë e reja të kërkuara nga Industria 4.0.

Menaxherja e këtij projekti për qendrën Mesdheu , znj. Sonila Nikolla prezantoi më në detje objektivat dhe partneritetin në këtë projekt. Në vijim të takimit u prezantua Strategjia Rajonale krijuar në kuadër të projektit Future 4.0 , nga znj Manjola Kapedani. Nga përfaqësuesit e Dhomës së Tregëtisë dhe Industrisë, njëkohësisht patnerë në këtë projekt u prezantuan praktikat më të mira nga Kompanitë e biznesit të sektorit të Nautikës në Shqipëri. Në takim theksi u vu gjithashtu në përcaktimin e një plani veprimi për zbatimin në vijim të projektit dhe zgjerimi i takimeve me më shumë përfaqësues të politikbërjes dhe vendimarrjes. Projekti ADRION Future 4.0 është një platformë e vlefshme për të nxitur dialogn me palët kycce të interesit duke krijuar më shumë mundësi për bashkëpunim midis universitetit, industrive inovatore dhe biznesit.

FAKULTETET

Shkenca
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike synon t’i pajisë studentët me njohuritë themelore për formimin e tyre në fushën e financës, bankave, kontabilitetit, menaxhimit, informatikës, etj.

Shkenca Juridike dhe
Marrëdhënie Ndërkombëtare

Struktura e këtij fakulteti përfshin dy departamente të reja duke ndjekur modelet më të përparuara në shkencën e së drejtës, në ndarjen në dy blloqe monolitete, atë të së drejtës publike dhe asaj private.

Shkenca Psiko Sociale
dhe Politike

Struktura e këtij fakulteti përfshin dy departamente të reja duke ndjekur modelet më të përparuara në shkencën e së drejtës, në ndarjen në dy blloqe monolitete, atë të së drejtës publike dhe asaj private.

Disa numra
të rëndësishëm

  • 60+

    Programe

  • 100+

    Profesorë

  • 3000+

    Studentë

  • 85%

    Punësim