Home > Të reja > Aktivitete > Aktivitete 2023

Promovohet libri “Antikiteti dhe moderniteti i mendimit ekonomik të Greqisë së Lashtë”, i mendimtarit të njohur Aristotel Pano

U promovua në ambientet e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, libri “ Antikiteti dhe moderniteti i mendimit ekonomik të Greqisë së Lashtë”, shkruar nga Prof. Dr. Aristotel Pano dhe pasuruar me refleksionet e Akademik Prof. Dr. Anastas Angjeli.

Ky libër, i shkruar mjeshtërisht nga një prej mendimtarëve dhe ekonomistëve më të rëndësishëm shqiptar të shekujve XX dhe XXI, na njeh me trashëgiminë shekullore të mendimit kritik, me veprat e para të autorëve të Antikitetit Grek dhe me analizat e këtyre veprave. Profesor Pano, së bashku me bashkëpunëtorin dhe nxënësin e tij historik profesor Angjelin, theksojnë nëpërmjet këtij libri rëndësinë e të menduarit kritik dhe të frymëzojnë dhe sfidojnë studiuesit dhe mendimtarët e sotëm. I pranishëm në panel përveç drejtuesve të lartë të UMSH mes të cilëve djali i autorit, prof.Nikollaq Pano, ishte edhe guvernatori i Bankës së Shqipërisë , Gent Sejko,gjithashtu ish nxënës i autorit.

“Profesori ynë Aristotel Pano na mundëson të kuptojmë se si refleksionet e shekujve të shkuar, na japin ende mësime për politikën monetare, sepse ato ofrojnë njohuri mbi natyrën dhe funksionin e parasë, rreziqet e mundshme të zgjerimit të tepruar monetar dhe etikën e politikës monetare”, tha Guvernatori në fjalën e tij. Ai shtoi se duke studiuar filozofinë e diskutuar në këtë vepër, lexuesi i ri mund të edukohet dhe të përftojë një kuptim më të thellë të rolit të parasë në ekonomi dhe politikbërësit të marrin vendime më të informuara për politikën monetare. “Aristotel Panos, i cili ka qenë një nga bashkëpunëtorët dhe këshilltarët më elitarë të bankës tonë qendrore që prej themelimit të saj. Fatkeqësisht, vitin e shkuar profesori u largua nga jeta, por si e shohim sot dhe do vijojmë edhe në të ardhmen, vepra e këtij autori prolifik jo vetëm që mbetet një institucion i tërë krijimtarie, por ende vjen në duart e lexuesit me punë të reja “, u shpreh Guvernatori.

Në fjalën e tij, Akademik ,Prof.Dr Anastas Angjeli u shpreh se në lashtësi si Platoni ashtu dhe Aristoteli e shihnin rritjen apo ngushtimin e një tregu të lidhur ngushtë me luftërat midis qyteteve shtete të Greqisë. “Sot po këto fenomene kushtëzojnë prosperitetin ekonomik. Lufta në Ukrainë, kriza energjetike, e lëndëve të para, inflacioni dhe stanjacioni ekonomik, janë fakte të dukshme të një historie moderne të interesave ekonomike në mesin e Evropës. Këtu mund të themi me zë të lartë se “Historia përsëritet”, si një formë mendimi dhe gjykimi për të mbajtur mend koncepte, mekanizma dhe fenomeneve, që transformohen vazhdimisht në të gjitha fushat e shkencave shoqërore”, tha Angjeli në fjalën e tij. Libri u vlerësua gjithashtu nga Rektori i UMSH, Adrian Civici dhe Zv.rektori Përparim Kabo. Djali i autorit, Nikollaq Pano, falenderoi recensuesit për vlerësimet.

FAKULTETET

Fakulteti i Shkencave
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane

Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Fakulteti
i Informatikës

Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.

Fakulteti
i Shkencave Mjekësore

Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim