Home > Aktivitete > Aktivitete 2019

Metodat e reja të auditit, UMSH nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit me KLSH

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë, nënshkroi sot marrëveshjen e bashkëpunimit me Kontrollin e Lartë të Shtetit, një institucion që kontribuon në  shtimin dhe kursimin e vlerës së parave publike, duke ndihmuar në përmirësimin e menaxhimit të Qeverisë e të enteve të tjera publike nëpërmjet auditimit. Qëllimi i kësaj marrëveshje është orientimi, trajnimi praktik, këshillimi praktik dhe i drejpërdrjetë i studentëve të UMSH-së dhe  realizimi i studimeve dhe punëve kërkimore.

Marrëveshja synon gjithashtu  nxitjen e shkëmbimit të eksperiencave pozitive të kapaciteteve dhe njohurive profesionale të stafit të Kontrollit të Lartë të Shtetit nga njëra anë dhe shtimin e zbatimit në praktikë të aktivitetit kërkimor dhe shkencor të Universiteti Mesdhetar të Shqipërisë nga ana tjetër.

Gjithashtu, në sajë të kësaj marrëveshje synohet  rritja dhe zgjerimi i “Kërkimit të aplikuar Kontabel dhe Financiar” ku për probleme të veçanta specialistët e Kontrollit të Lartë të Shtetit mund të mbështesin me shembuj konkret pedagogët dhe studentet e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë dhe pedagogët të japin ekspertiza të specializuara për probleme të veçanta në Inxhinierinë Financiare dhe fusha të tjera. Duke vlerësuar këtë marrëveshje bashkëpunimi themeluesi i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, Prof. Dr Anastas Angjeli, u shpreh se është një institucion i cili po aplikon elementët më bashkëkohor të kontrollit dhe auditimit sipas standardeve europiane.

“Futja e këtyre elementëve të rinj të kontrollit dhe auditit është e nevojshme të përfshihet edhe në programet tona mësimore dhe kjo është arsyeja pse sot kemi Kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe e shohim si mjaft të rëndësishme këtë marrëveshje bashkëpunimi”, u shpreh Pr.Dr. Angjeli. Ndërkohë Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, z. Bujar Leskaj, duke vlerësuar punën e bërë nga Universiteti Mesdhetar për edukimin e brezit të ri, veç të tjerash nënvizoi se kjo marrëveshje do të zbatohet në praktikë duke ecur paralel me filozofinë e institucionit që ai drejton ku eksperienca e përbashkët u shërben të gjithëve.

“Nëpërmjet kësaj filozofIe në jemi të bindur se është vertët e rëndësishme të shkëmbesh dhe të mësosh nga të tjerët, ndaj kjo marrëveshje do t’I shërbejë dy institucioneve”, tha z. Leskaj.

FAKULTETET

Shkenca
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike synon t’i pajisë studentët me njohuritë themelore për formimin e tyre në fushën e financës, bankave, kontabilitetit, menaxhimit, informatikës, etj.

Shkenca Juridike dhe
Marrëdhënie Ndërkombëtare

Struktura e këtij fakulteti përfshin dy departamente të reja duke ndjekur modelet më të përparuara në shkencën e së drejtës, në ndarjen në dy blloqe monolitete, atë të së drejtës publike dhe asaj private.

Shkenca Psiko Sociale
dhe Politike

Struktura e këtij fakulteti përfshin dy departamente të reja duke ndjekur modelet më të përparuara në shkencën e së drejtës, në ndarjen në dy blloqe monolitete, atë të së drejtës publike dhe asaj private.

Disa numra
të rëndësishëm

  • 60+

    Programe

  • 100+

    Profesorë

  • 3000+

    Studentë

  • 85%

    Punësim