Home > News > General notices

Kriza e Koronavirusit, Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë organizon konferencën shkencore

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë organizoi Konferencën Shkencore  me temë : Kriza e Koronavirusit Sfidat dhe efektet ekonomike dhe sociale të saj në (nivel global|) dhe Shqipëri, ccfarë do të ndodhë?. Më praninë e gjerë të ekspertëve të fushës, në këtë konferencë morën pjesë : Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, Kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Prof. Dr. Skënder Gjinushi, Rektori i Universiteti Mesdhetar  Prof. Dr. Adrian Civici, Prof. Dr. Ksenofon Krisafi, Dekan i Fakultetit të Shkencave Juridike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare,Prof. As. Përparim Kabo, Dekan i Fakultetit të Shkencave Psikologjike, Sociale dhe Politike, Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë. Themeluesi i UMSH-së Akademik, Prof. Dr Anastas Angjeli në fjalën hapëse të konferencës vuri theksin se punimet e kësaj konference kanë si synim t’i japin përgjigjie një sërë pyetjesh të ngritura  mbi pasojhat e krizës ekonomike si pasoje e Covit-19 në nivel global dhe  Shqiperi. Në vijim ai prezantoi disa nga gjetjet kryesore të studimit  që  analizon elementet e perbashket dhe vecorite e politikave ekonomike në vendet të ndryshme të botës dhe ndalet ne menyre te vecante ne politiken ekonomike te qeverise Shqiptare. “Njëkohësisht studimi bën një krahasim të krizës aktuale me krizat e vitit 2008 dhe 2011 duke evidentuar instrumentat që ndikuan pozitivisht në krizat e kaluara dhe si ato mund te aplikohen ne krizen aktuale.  Ai analizon, me ndihmen e modeleve makroekonomike,  efektet e pritshme te politikave aktive të Qeverise shqiptare në tregun e konsumit, punësimit dhe kapitaleve. Krahason programet e rindertimit ekonomik me planet e financimit”, u shpreh Prf. Dr Anastas Angjeli. Themeluesi i Universiteti Mesdhetar theksoi  se  studimi jep gjithashtu  rekomandimet përkatese si mund të përballemi me sfidat e krijuara dhe të  kthehen pasojat e kësaj krize në mundësi të reja zhvillimi gjatë dhe  në periudhën e postkrizës, për ekonomine e gjelbërt, kapërcimin e burokratizmit shtetëror, digjitalizimit te ekonomise. Katër janë konkluzionet kryesore të këtij studimi :

Ekonomia shqiptare për nga struktura e popullsisë, e llojit dhe modeleve të biznesit dhe shpërndarjes gjeografike të popullsisë, ka mundesi realtivisht  të ulta për t’u prekur thella nga kriza aktuale e konomike.

Duke parë masën e ndikimit të politikave aktive të ndërhyrjes në ekonomi, strukturen e borxhit publik dhe nivelin e investimeve publike ka propabilitet të lartë që për kapërcimin e krizës të duhet një kohë e gjatë.

Duke parë stabilitetin politik, rajonin që e rrethon, sfidat e zhvillimit të qendrushëm, Shqipëria ka mundësi të vogla për kapërcimin e shpejtë të krizës.

“Të gjitha parashikimet e dhëna  mbështeten në modele dhe kalkulime të tërthorta. Unë mendoj se po të zbatojmë protokollet që rekomandojnë organizatat ndërkombëtare për ekonomitë e vendit tonë dhe të shfrytezojmë praktikat innovative të vendeve të zhvilluar viti i ardhshem do te jete perseri me rritme positive te rritjes se ekonomise”, u shpreh Angjeli.

Ministrja e Financave dhe Ekonmisë Anila Denaj, përshëndeti punimet e konferencës. Ndonëse jo e pranishme fizikisht për shkak të një angazhimi tjetër, me anë të një fjale online ajo kërkoi kontributin e akademikëve dhe ekspertëve për t’i ardhur në ndihmë qeverisë në hartimin e politikave sa më efikase në menaxhimin e Krizës.

Kryetari i Akademisë së Shkëncave të Shqipërisë, Prof.Dr Skënder Gjinushi theksoi në fjalën e tij se kontributi i kërkimit shkencor veccanërisht në situata të tilla është domosdoshmëri, ndaj ai vlerësoi konferencën dhe punimet e saj në funksion të përpjekjes së përbashkët të të gjithë shoqërisë e gjithë institucioneve për të kapërcyer sfida të tilla. “Për të filluar shërimin dhe shëndoshjen e një ekonomie “të sëmurë rëndë nga efektet e coronavirusit”, por edhe nga plagë më të vjetra në kohë, siç është p.sh., efekti i tërmetit të 26 nëntorit të vitit të kaluar, apo dobësitë permanente strukturore, veprimi kryesor duhet të përqendrohet në “rritjen e shpenzimeve qeveritare dhe investimeve publike”, në favorizimin e konsumit, uljen e taksave, krijimin e një fondi të ri garancie për ekonominë, realizimin e një amnistie fiskale efikase”, u shpreh Rektori i Universitetit Mesdhetar Adrian Civici. Ndërkohë Dekani i Fakultetit të Shkencave Juridike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Ksenofon Krisafi,u shpreh se sfidar dhe efektet ekonomiko-sociale të krizës sëkoronavirusit, janë të lidhura ngushtë edhe me tëdrejtat dhe liritë themelore të njeriut. “Nga njëraanë pandemia ndikon në kufizimin Sfidat dhe efektet ekonomiko-sociale të krizës sëkoronavirusit, janë të lidhura ngushtë edhe me tëdrejtat dhe liritë themelore të njeriut. Nga njëra anë pandemia ndikon në kufizimin e tyre, por nga ana tjetër vetë kufizimi shoqërohet me pasoja tëndjeshme të karakterit ekonomik e social”, tha Krisafi. Dekani i Fakultetit të Shkencave Psikologjike, Sociale dhe Politike,Përparim Kabo u shpreh se shoqëria globale eshte perballë ndryshimesh të mëdha çka përfaqëfon sfida për gjeneratat e reja. Ato përmblidhen në formimin e filozofisë për kulturën digjitale në epokën që identifikohet si era e inteligjencës artificiale. “Sipërmarrja e atyre që njihen si milleniasit e rinj është një tipar i kudotakuar që zgjeron iniciative në treg”, tha Kabo.

FACULTIES

Faculty of Economic Sciences

The Faculty of Economic Sciences prepares young economists with fundamental theoretical concepts in economics, finance, accounting, business, law, as well as the essential practical skills required for economists, managers, financiers, bankers, accountants.

Faculty of Law and Human Sciences

The Faculty of Law and Human Sciences prepares individuals for careers as lawyers, political scientists, diplomats, and communication specialists. It provides them with the necessary theoretical foundation and practical knowledge to effectively navigate the challenges of the justice system and international relations within the country.

Faculty of Informatics

The Faculty of Informatics, both physically and virtually, is dedicated to the latest advancements in computer science, systems, and development technologies. In an era of rapid technological progress, the academic curriculum keeps pace with the support of highly qualified faculty members. Teachers and students collaborate on joint projects, pooling their efforts to achieve outstanding results.

Faculty of Medical Sciences

The Faculty of Medical Sciences is an ambitious endeavor of MUA aimed at enhancing the country's medical capabilities. As with every step taken towards achieving excellence, MUA has enlisted the expertise of renowned professors in the relevant fields for the new faculty. By designing programs aligned with the best practices in Europe, MUA ensures the present and future safety of its students.

Some important numbers

  • 35+

    Programmes

  • 150+

    Professors

  • 3500+

    Students

  • 85%

    Employment