Home > Rreth nesh > Qendra mesdheu

Qendra Mesdheu

Qendra Mesdheu është një qendër kërkimore shkencore e themeluar në Qershor 2007 nga studiues të shkencave ekonomike dhe të marrëdhënieve ndërkombëtare.

Projekti më i rëndësishëm i Qendrës është Universiteti Mesdhetar, si një kontribut i rëndësishëm për arsimin e lartë dhe një vlerë tashmë solide dhe referuese në fushën e studimeve universitare.

Qendra Mesdheu gjithashtu është përfshirë në projekte të rëndësishme me partnerë ndërkombëtarë duke i realizuar me sukses ato dhe duke ndjekur në dinamikë projektet që janë në zbatim dhe aplikime për projekte të tjera të rendësishme.

Qendrës Mesdheu ka keto objektiva:

-  Të kontribuojë në zhvillimin e kërkimit shkencor mbi tema që lidhen me studimet mesdhetare. Interes i vecante i kushtohet marrëdhënieve politike dhe ekonomike te vendeve të rajonit Euro-Mesdhetar dhe lidhjeve të këtyre vendeve me Shqipërinë.

-  Të kontribuojë në zhvillimin e një dialogu publik konstruktiv në lidhje me cështjet Mesdhetare.

-  Të kontribuojë në informimin e saktë të opinionit publik për cështje që lidhen me marrëdhëniet ndërkombëtare të vendeve të Mesdheut.

-  Të kontribuojë në informimin e opinionit publik të huaj (kryesisht të vendeve Mesdhetare) me zhvillimet politike, ekonomike dhe sociale të Shqipërisë.

-  Të vendosë gjithë kapacitetin dhe eksperiencën e saj shkencore në dispozicjon të Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë dhe të studentëve të tij dhe më gjerë me qëllim zhvillimin e studimeve mesdhetare të një niveli të lartë.

Objektivat kryesore të Qendrës Mesdheu do të arrihen nëpërmjet :

-  Projekteve, studimeve dhe kërkimeve shkencore të ndërmara drejtpërdrejt nga Qëndra Mesdheu.

-  Publikimit të studimeve dhe kërkimeve shkencore (libra, revista, artikuj, tema shkencore).

-  Mbajtes së konferencave shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare, seminareve, cikleve të seminareve, simpoziumeve, lektorimeve dhe debateve publike.

-  Bashkëpunimit të ngushtë me Universitete dhe qendra kërkimi shkencor brenda dhe jashtë vendit.

-  Krijimit dhe pasurimit të një biblioteke të specializuar në studimet mesdhetare.

Studimet e Qendrës Mesdheu fokusohen kryesisht në fushat e mëposhtme :

-  Marrëdhëniet ekonomike dhe politike të rajonit Euro-Mesdhetar.

-  Marrëdhëniet e Shqipërisë me vendet Euro-Mesdhetare.

-  Marrëdhëniet e Bashkimit Evropian me vendet mesdhetare, të para në prizmin e Unionit për Mesdheun.

-  Analizën e politikës së jashtme të vendeve Euro-Mesdhetare.

-  Globalizimi dhe ndikimet në vendet e rajonit mesdhetar.

-  Historia dhe qytetërimet e rajonit të Mesdheut.

FAKULTETET

Fakulteti i Shkencave
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane

Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Fakulteti
i Informatikës

Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.

Fakulteti
i Shkencave Mjekësore

Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim