Home > Pranimet > Kriteret e pranimit

Kriteret e Pranimit

Procesi i pranimeve është i standartizuar me udhëzimet përkatëse të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, në mbështetje të ligjit nr. 80/2015, datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.

UMSH bazuar në vendimin nr. 436, datë 03.06.2020, të Këshillit të Ministrave "Për përcaktimin e kriterit të notës mesatare për pranimin e kandidatëve në programet e studimeve të ciklit të parë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, ose transferimin e studimeve në vitet e ndërmjetme të këtyre programeve, në institucionet e arsimit të lartë”.

A. Programet e studimeve profesionale – nuk kanë detyrimin të plotësojnë kriterin e notës mesatare të parashikuar në Vendimin e Këshillit të Ministrave në fuqi.

B. Programet e studimeve të ciklit të dytë Master Profesional – aplikimet bëhen në bazë të formimit në ciklin e parë bachelor të studimeve ose bazuar në eksperiencën e punës dhe aftësitë e studentit

C. Programet e studimeve të ciklit të dytë Master i Shkencave – çdo student duhet të përmbushi kriterin e njohjes së një prej 5 (pesë) gjuhëve të huaja të Bashkimit Europian në nivelin B1.

D. Programet e ciklit të tretë - Aplikanti duhet të ketë njohje të njërës prej pesë gjuhëve të huaja si anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht në nivelin B2 apo ekuivalenti i këtij niveli , të vërtetuar përmes testeve të njohura ndërkombëtare, të cilat i përkasin një periudhe jo më vonë se dy vjet nga koha e lëshimit të tyre në përputhje me përcaktimet e Udhëzimit Nr. 52, datë 03.12.2015, pika 1 dhe 3, i ndryshuar.

E. Program të dytë studimi në ciklit të parë, në programet profesionale dhe në programet e ciklit të dytë kryhet pasi aplikanti ka mbaruar me sukses studimet e të njëjtit cikël në një IAL që i ka programet e licencuara dhe akredituara.

Kritere të pranimit shtesë përtej kritereve ligjore kanë programet e mëposhtme:

1. Master of Science in Artificial Intelligence – kriter gjuha angleze në nivelin B1.
2. Master Profesional në Arsimin Fillor – kriteret që ka vendosur ligji dhe udhëzimi i Ministrisë me kriter mesatare të maturës shtetërore minimalisht 7.5.
3. Master Profesional në Arsimin Special – kualifikohen kandidatët që zotërojnë një diplomë universitare të nivelit të parë të studimeve Bachelor në arsim parashkollor dhe arsim Fillor, në fushën e pedagogjisë, psikologjisë, filozofisë dhe/ose sociologjisë, në mësuesi për arsimin e mesëm të ulët dhe mesëm të lartë.

4. Diplomë e dyfishtë Master i Shkencave në Administrim Biznesi:     

  • Rezultate të larta në ciklin e parë (Bachelor)
  • Rezultate të larta në vitin e parë të studimeve Master pranë UMSH-së
  • Njohja e gjuhës angleze me rezultate të larta në testim të vërtetuar përmes testeve të njohura ndërkombëtare, sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi
  • Aftësi për të ndjekur studimet dhe për tu diplomuar në një program Master të nivelit Europian.

Si aplikohet në programet e studimeve të ciklit të parë, programeve me karakter profesional dhe programeve të integruara të ciklit të dytë?

1. Plotësimi i formularëve A1/A1Z shënon hapin e parë të rëndësishëm për zgjedhjen e programeve të studimit, me të cilat procedohet online në Portalin E-Albania, dhe finalizohet në shkollën e mesme.

  • A1 - plotësohet nga maturantët që do të garojnë për studimet e larta gjatë vitit të ri akademik përkatës.
  • A1Z - plotësohet nga cilido që ka përfunduar shkollën e mesme dhe procesin e maturës shtetërore, në një vit të caktuar para atij aktualit. Formulari plotësohet sipas urdhrit nga QSHA, në mënyrë që maturantët e viteve të kaluara të kenë mundësi të konkurojnë për të studiuar në universitet për vitin akademik përkatës.

2. Kandidatët nga Republika e Kosovës, me origjinë shqiptare nga Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Presheva, Medvegja dhe Bujanovci, kandidatët me statusin e personit me aftësi të kufizuar, me statusin e jetimit, si dhe kandidatët e komunitetit rom dhe egjiptian, aplikojnë pranë UMSH-së, në programet e studimit ku janë parashikuar kuotat përkatëse. Në momentin e regjistrimit kandidati duhet të dorëzojë pranë UMSH-së kopje të noterizuar në Republikën e Shqipërisë (dhe e përkthyer në gjuhën shqipe nëse është lëshuar në gjuhë të huaj), të diplomës së Maturës Shtetërore së bashku me certifikatën e notave, ose diplomën/dëftesën e shkollës së mesme të fituar në vendin përkatës, së bashku me certifikatën e notave, të legalizuar nga autoritetet drejtuese, vendore apo qendrore, të vendit ku ka përfunduar studimet. Përllogaritja e notave do të kryhet sipas udhëzimit Faqe 6 nga 35 b) c) d) nr.44, datë 21.08.2013, "Për përcaktimin e kritereve dhe procedurave të njëvlershmërisë së dëftesave dhe diplomave të nxënësve të arsimit parauniversitar të ardhur nga jashtë vendit", i ndryshuar. Në rast se kandidati/ja ka përfunduar shkollën e mesme në Shqipëri, dorëzon kopje të noterizuar të Maturës Shtetërore.

3. Të gjithë kandidatët shtetas të huaj që dëshirojnë të ndjekin studimet në programet e studimeve të ciklit të parë aplikojnë pranë UMSH-së, në programet e studimit ku janë parashikuar kuotat përkatëse. Kandidatët duhet të kenë përfunduar arsimin e mesëm të lartë dhe të jenë të pajisur me dokumentacionin ligjor të përfundimit të këtij niveli arsimor, nuk duhet të rezultojnë të regjistruar në një program tjetër studimi në IAL-të publike dhe/ose jopublike, të plotësojnë kriterin e notës mesatare të përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave, si dhe të plotësojnë kriteret e përcaktuara nga UMSH, për programet e studimit për të cilët aplikojnë. Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë UMSH-së kopje të noterizuar të diplomës së Maturës Shtetërore së bashku me certifikatën e notave. Nëse diploma është lëshuar nga një institucion arsimor i huaj, duhet të shoqërohet me certifikatën e njohjes nga QSHA.

FAKULTETET

Fakulteti i Shkencave
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane

Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Fakulteti
i Informatikës

Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.

Fakulteti
i Shkencave Mjekësore

Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim