Home > Studimet > Kurse profesionale > Ndërmjetës në sigurime kategoria jetë dhe jo-jetë

Trajnim për edukimin në vazhdim, “ndërmjetës në sigurime kategoria jetë dhe jo-jetë”

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka njohur me Urdhër Nr. 1689/1 Prot. Dt. 14.10.2025, aktivitetet e edukimit në vazhdim të organizuara nga Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë për trajnimin e ndërmjetësve në sigurime, kategori agjentë për klasat jetë dhe jo-jetë, sipas Rregullores nr. 198, datë 29.12.2020 “Për kualifikimin profesional dhe edukimin në vazhdim”. Ky trajnim do të zhvillohet me ekspertë lektorë nga anëtarët e stafit akademik të Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, përfshirë anëtarët me përvojë në finance, administrim dhe menaxhim, si dhe trajnerë të ftuar ku janë angazhuar disa nga specialistët më të përgatitur dhe me përvojë në fushën e sigurimeve në vendin tonë.

Programi ka për qëllim të ofrojë njohuri të avancuara mbi produktet dhe procedurat e sigurimeve, standardet profesionale, ligjshmërinë dhe etikën në sektorin e sigurimeve, duke synuar zhvillimin profesional të qëndrueshëm të pjesëmarrësve. Pjesëmarrësit përfitojnë aftësi praktike dhe teorike të nevojshme për menaxhimin e situatave komplekse dhe për ofrimin e shërbimeve të sigurimeve jetë dhe jo-jetë me cilësi të lartë, rritjen e kompetencave profesionale dhe mundësinë për të aplikuar praktika të mira nga ekspertë të fushës së sigurimeve.

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë e zhvillon këtë trajnim të edukimit në vazhdim me mbështetjen dhe nën monitorimin e Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare për të siguruar zbatimin e standardeve dhe kritereve rregullatore, duke garantuar që trajnimi i ndërmjetësve në sigurime të jetë në përputhje me praktikat më të mira profesionale dhe kërkesat ligjore të mbikëqyrjes financiare.

FAKULTETET

Fakulteti i Shkencave
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane

Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Fakulteti
i Informatikës

Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.

Fakulteti
i Shkencave Mjekësore

Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim