Studimet
Home > Studimet > Studime master i shkencave > Fakulteti i informatikës
Fakulteti i Informatikës
Informatikë me profile:
Programi i studimit Master i Shkencave në Informatikë me profile “Sistemet e Informacionit në Biznes” dhe “Inxhinieri Software” ka si qëllim të përgatisë specialistë të Informatikës, me njohuri të profilizuar në fushat e sistemeve të informacionit dhe inxhinierisë software.
Duke ndjekur këtë program studimi, studenti merr njohuritë e nevojshme për të bërë një analizë të hollësishme të të dhënave, duke filluar nga mbledhja, përpunimi dhe interpretimi i tyre, në mënyrë që të gjenerojë informacion të vlefshëm, për ta përdorur më tej për qëllimet e biznesit, organizatës apo institucionit në të cilin bashkëpunon.
Mbi të gjitha, ky program synon që ti ofrojë tregut, ekspertë në fushën e Informatikës si zhvillues dhe analistë software, testues, mirëmbajtës dhe projektues software, menaxherë projektesh, administratorë baze të dhënash, specialistë të sigurisë së informacionit etj.
Master i shkencave në Inteligjencë artificiale

Masteri i Shkencave në Inteligjencë Artificiale, i hapur në kuadër të projektit LAIA, është një program studimi i avancuar ne dy gjuhe (shqip dhe Anglisht), që synon të përgatisë specialistë të aftë për t’iu përgjigjur sfidave të transformimit digjital dhe zhvillimeve më të fundit në fushën e AI. Programi është 2-vjeçar, me kohë të plotë dhe 120 ECTS, dhe ofron një kurrikulë bashkëkohore që përfshin fusha si Introduction to AI, Programming for AI, Machine Learning, Data Science, Big Data Analytics and Cloud Computing, Natural Language Processing, Computer Vision, Deep Learning, Cybersecurity, si edhe praktikën profesionale dhe temën e diplomës. I zhvilluar në kuadër të projektit evropian LAIA, ky master përfaqëson një hap të rëndësishëm në modernizimin e ofertës akademike të UMSH dhe në forcimin e kapaciteteve në Inteligjencën Artificiale në Shqipëri.
Dokumenta bashkëngjitur
FAKULTETET
Fakulteti i Shkencave
Ekonomike
Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.
Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane
Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.
Fakulteti
i Informatikës
Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.
Fakulteti
i Shkencave Mjekësore
Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.
Disa numra të rëndësishëm
-
35+
Programe
-
150+
Profesorë
-
3500+
Studentë
-
85%
Punësim
