Studimet
Home > Studimet > Kurse profesionale > Ndërmjetës i pasurive të paluajtshme
Trajnimi profesional “Ndërmjetës i Pasurive të Paluajtshme”
Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë është licensuar me Urdhër të Ministrit të Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë me Nr. 214, dt.22.04.2024, si një nga Institucionet e Arsimit të Lartë në vendin tone për të zhvilluar: Programin e detyrueshëm të trajnimit për kandidatët për ndërmjetës të pasurive të paluajtshme.
Ky programi i përgatit kandidatët si specialistë të aftë për të vepruar në tregun imobiliar me njohuri të plota juridike, ekonomike dhe praktike. Ai përfshin modulin e vlerësimit të pronave, procedurat e shitblerjes, qirasë dhe këmbimit, si dhe aspektet e regjistrimit në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Kursantët njihen me legjislacionin përkatës, detyrimet tatimore, si dhe me rregullat e etikës profesionale.
Programi përfshin trajnime në:
- Negocimi dhe komunikimi në pasuritë e paluajtshme;
- Legjislacioni mbi tatim-taksat;
- Njohuri rreth të drejtës civile dhe tregtare;
- Etika profesionale, ndërmjetësimi dhe profesionet e lira;
- Praktikë;
- Parimet themelore të vlerësimit të pronave, menaxhimit dhe mirëmbajtjes së tyre;
- Veprat penale ndaj pasurive të paluajtshme, krimi i organizuar dhe pastrimi i parave;
- Regjimi juridik i pasurive të paluajtshme;
- Hartim kontratash;
- Marketimi dhe shitja (Marketingu Digjital).
Përmes rasteve praktike, pjesëmarrësit mësojnë të menaxhojnë marrëdhëniet ndërmjet palëve dhe të kryejnë ndërmjetësime transparente. Në përfundim, të këtij trajnimi zhvillohet testimi i cili kërkon që kandidatët të arrijnë të paktën 80% të pikëve me qëllim që të rezultojnë fitues. Pas kalimit të testimit pjesëmarrësit janë të përgatitur për të aplikuar për licencim pranë Ministrisë së Drejtësisë sipas kërkesave ligjore kombëtare. Ky program i detyrueshëm i trajnimit përveç mundësisë për tu licensuar si ndërmjetës ofron edhe një bazë të fortë për ndërtimin e një karriere të qëndrueshme në fushën e pasurive të paluajtshme.
Dokumenta bashkëngjitur
FAKULTETET
Fakulteti i Shkencave
Ekonomike
Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.
Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane
Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.
Fakulteti
i Informatikës
Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.
Fakulteti
i Shkencave Mjekësore
Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.
Disa numra të rëndësishëm
-
35+
Programe
-
150+
Profesorë
-
3500+
Studentë
-
85%
Punësim
